Kosova
Qeveria e Kosovës ratifikon marrëveshjen për pensionet me Zvicrën
Qeveria e Kosovës ka miratuar dy projektligjet për ratifikim të marrëveshjeve për sigurimet sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Zvicrës dhe me Belgjikën.
Me këto marrëveshje, qytetarët do të mund të gëzojnë të drejtën e pensionit kontributpagues, pensioneve familjare dhe invalidore të punës.
«Me këto marrëveshje, qytetarëve kosovarë do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit në këto dy vende, të kenë të drejtë që pensionet e përmendura t’i marrin në Kosovë. Gjithashtu ata do të kenë të drejtën e bashkimit të periudhave të kontributeve pensionale», thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja për Sigurime Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës ishte nënshkruar në muajin qershor. Marrëvshja e tillë hap rrugë realizimit të së drejtave të qytetarët të të dyja shteteve në fushën e sigurimeve sociale.
Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën edhe Projektligjin për ratifikim të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës për programin e mbështetjes për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale, Faza VI.
Programi do të kontribuojë në krijimin e sistemeve të reja më të favorshme për zhvillimin e shërbimeve të ujit në zonat rurale të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik