Kosova
Qeveria e Kosovës nënshkroi kontratë milionëshe me kompaninë fituese të ankandit për energji solare
Konzorciumi “Orllati” nga mërgata kosovare në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, u shpallën fitues të ankandit më 29 mars të këtij viti

Ministria e Ekonomisë e Kosovës dhe konzorciumit fitues “Orllati” kanë nënshkruar kontratën në ankandin e parë solar të Kosovës për ndërtimin e centralit fotovoltaik prej 100 megavatësh në Kramovik të Komunës së Rahovecit, në vlerë prej mbi 70 milionë eurosh, përcjell albinfo.ch.
Kontrata u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i “Groupe Orllati”, Avni Orllati, drejtori i Kompanisë “Holdigaz SA”, Philippe Petitpierre, drejtori i “Jaha Solar”, Fadil Hoxha, drejtori i “ZPV”, Peter Zehendner dhe drejtoresha e kompanisë “Lindja Solar”, Luisa Helms.
Ministrja Rizvanolli tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është si rezultat i punës së një varg institucionesh kosovare. Ajo tha se Kosova po dëshmon që gjithnjë e më shumë po bëhet një mjedis i favorshëm dhe i sigurt për investime në sektorin e energjisë dhe jo vetëm.
“Këto investime nuk janë vetëm për të ardhmen dhe gjeneratat që do të vijnë, por edhe për realitetin me të cilin përballemi sot. Janë për një sektor më të qëndrueshëm, të pavarur dhe më të përballueshëm për konsumatorët. Janë për të adresuar edhe ndryshimet klimatike me të cilat të gjithë po përballemi”, theksoi Rizvanolli.
Destan Orllati kryeshefi financial konzorciumit tha se kjo ngjarje shënon një hap vendimtar në angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të qëndrueshme që respekton planetin tokë.
“Ky projekt i cili do të shtrihet në rreth 117 hektarë është pjesë e ambicies së fortë të vendit për të zhvilluar prodhimin vendor të energjisë së ripërtërishme. Përparësitë e këtij projekti janë të shumta. Përveç prodhimit të energjisë së pastër, të ripërtërishme, ajo do të nxisë krijimin e vendeve të punës dhe do të stimulojë ekonominë rajonale”, theksoi ai.
Konzorciumi “Orllati” nga mërgata kosovare në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, u shpallën fitues të ankandit më 29 mars të këtij viti, me çmim 48.88 euro për megavatë, gati 35 për qind më të lirë se çmimi tavan fillestar prej 75 euro për megavatë.
Katër kompani të këtij konzorciumi do të realizojnë një investim në vlerë prej 70 milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve prej 100 megavatësh me energji solare.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër Aktualisht, zyrtarëve të zgjedhur u kërkohet të votojnë në mënyrë të pavarur - pa udhëzime nga...
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike?
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja