Kosova
Qeveria e Kosovës miraton një vendim të mirë për mërgimtarët
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të mbulojë pagesën e policës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se qeveria do të marrë përsipër pagesën e policës nga 1 korriku.
“Është bërë shqyrtimi i Propozim-vendimit për mbulimin e plotë të obligimeve të sigurimit kufitar nga Qeveria e Kosovës për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare që vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021. Ky vendim na hap rrugën që Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme që të lidhim një memorandum me BQK-në dhe Byronë Kosovare të Sigurimit e të marrim përsipër si qeveri mbulimin e kostos së policës kufitare, të cilës i nënshtrohen bashkatdhetarët. Mbulimi do të fillojë prej datës 1 korrik”, tha Murati.
Ai tha po ashtu që duhet të gjendet një zgjidhje e përhershme për këtë problem.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025