Integrimi
Qeveria e Kosovës miratoi Strategjinë për Diasporën
Strategjia synon të ruaj identitetin kulturor dhe gjuhësorë, të shmangë asimilimin dhe ta ndihmojë integrimin e diasporës kosovare në vendet ku jetojnë
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën, nëpërmjet të së cilës, institucionet në Prishtinë synojnë që me veprime konkrete, të sigurojë avancimin e të drejtave politike e sociale për diasporën kosovare.
Strategjia gjithashtu synon të ruaj identitetin kulturor dhe gjuhësorë, të shmangë asimilimin dhe ta ndihmojë integrimin e diasporës kosovare në vendet ku jetojnë.
Objektivi i strategjisë, siç u tha në mbledhjen e rregullt të qeverisë, është edhe lehtësitë ligjore dhe administrative për ata që dëshirojnë ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të atdheut të tyre.
“Një nga synimet e strategjisë është edhe organizimi sa më i mirë i diasporës, duke e ndihmuar në rrjetëzimin e organizimeve të ndryshme të diasporës kosovare nëpër botë”, u tha në mbledhjen e qeverisë Thaçi, ku u diskutua edhe për takimin e nesërm në Bruksel me palën serbe dhe për zgjedhjet lokale.
Sa i përket zhurmës që është bërë për logon në fletëvotime, kryeministri Hashim Thaçi tha se delegacioni i Kosovës nuk e ka ndonjë mandat sa i përket kësaj çështje. Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe është në autoritetin e plotë të Komisionit Qendror Zgjedhor.
“Kështu që, kjo çështje nuk shtrohet për diskutim në Bruksel, dhe nuk është as në autoritetin e Qeverisë së Kosovës që të merr ndonjë vendim”, tha kryeministri Thaçi duke i lënë këtë çështje kompetencë KQZ-së.
Kryeministri Thaçi njoftoi kabinetin qeveritar se pas Brukselit Delegacioni i Kosovës do të udhëtojë për në Nju Jork, ku në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, që do të zhvillohet të enjten do të prezantohet progresi i arritur i Kosovës në këta tre-katër muajt e fundit.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?