Shkurt.ch

Qeveria e Kosovës kundër ekstradimit të SH. N. në Serbi

Autoritetet zvicerane kanë marrë shkresë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, ku kërkohet mos ekstradimi i Sh. N në Serbi

Shtypi zviceran shkruan sot lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së nga Lugina e Preshevës me qëndrim në Zvicër, Shemsi Nuhiu. Një zhvillimi i ri në këtë drejtim, sipas medieve të këtushme është edhe implikimi i Qeverisë së Kosovës në këtë rast.

Agjencia news.search.ch citon një zëdhënës nga Departamenti i Drejtësisë, i cili ka thënë se autoritetet zvicerane janë duke e shqyrtuar edhe më tej nëse do ta bëjnë ekstradimin ose jo. Ai ka konfirmuar po ashtu se në departamentin e përmendur ka ardhur të enjten një shkresë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, në të cilën kërkohet që Sh.N. i cili është po ashtu edhe shtetas kosovar, të mos ekstradohet në Serbi.

Ndërkaq në departamentit zviceran të drejtësisë thonë se fakti se SH.N. ka edhe shtetësi kosovare, nuk e mbron atë apriori nga ekstradimi. E vetmja rrethanë në të cilën Zvicra do ta refuzonte ekstradimin e tij do të ishte nëse ai do të kishte shtetësinë zvicerane.