Kosova
Qeveria e Kosovës heq dorë nga vetingu në drejtësi
Qeveria e Kosovës duket se ka hequr dorë nga procesi i verifikimit të sigurisë, apo vetingut dhe pse ky proces nuk është paraparë as në programin legjislativ të qeverisë për vitin 2019.
Zyra e Kryeministrit vlerëson se Kosova ka nevojë për rezultate konkrete nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial dhe jo për veting, kanë thënë në një përgjigjeje për KTV-në drejtuesit e ekzekutivit kosovar, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se nuk është ithtar që të ndodhë ky proces, pasi që, sipas tij, duhet të ketë në vazhdimësi verifikim të sigurisë përmes disa organeve që do të krijohen. Por, për këtë, thotë se do të vendoset në fund të shtatorit.
Nga ana tjetër, opozita dhe shoqëria civile këmbëngulin se Kosova duhet ta bëjë procesin e vetingut. Pjesëtarë të OJQ-ve vlerësojnë se partitë politike qëllimshëm janë duke e shtyrë këtë proces, për ta vazhduar ndikimin në sistemin e drejtësisë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh