Tematike
Qeveria, e kënaqur me mbështetjen e kantoneve për integrim
Sipas SEM, Qeveria Federale, midis majit dhe nëntorit të vitit 2019 ka paguar kompensime integrimi në një shumë prej 121.4 milionë frangash
Kantonet e Zvicrës, që nga maji i kaluar, kanë marrë më shumë para për integrimin e azilkërkuesve. Për të arritur këtë, ato duhej të paraqisnin konceptet e tyre për integrim pranë Sekretariatit Shtetëror të Migracionit (SEM). Këto koncepte tashmë janë miratuar.
Integrimi i shpejtë në shoqëri dhe në tregun e punës: ky është qëllimi i agjendës së integrimit që kantonet dhe Konfederata miratuan në pranverën e vitit 2018. Për të zbatuar këtë agjendë, kantonet duhej të paraqisnin koncepte në Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM) ku do të tregonin se si duan të përdorin fondet federale shtesë.
Këto koncepte tani janë aprovuar, siç shkruan SEM në një komunikatë zyrtare.
“Në shumë kantone po bëhen përpjekje serioze për ta bërë më të efektshme mbështetjen e integrimit”, shkruan SEM.
Qeveria Federale ua paguan kantoneve një të ashtuquajtur tarifë integrimi për refugjatët dhe personat e pranuar përkohësisht (me status qëndrimi N dhe F). Që nga maji i vitit të kaluar, kjo shumë ka qenë 18.000 CHF për person ndërsa më parë ishte 6.000 franga. Sipas SEM, Qeveria Federale, midis majit dhe nëntorit të vitit 2019 ka paguar kompensime integrimi në një shumë prej 121.4 milionë frangash.
Shuma në fjalë është rritur sepse kantonet kanë fituar përgjegjësi të reja si pjesë e rishikimit të Ligjit për Azilin. Pas mbërritjes në Zvicër, azilkërkuesit kalojnë 140 ditë në kujdesin e Qeverisë Federale. Ata më pas ndahen në kantonet, të cilat aty e tutje janë përgjegjëse për integrimin e tyre në shoqëri dhe tregun e punës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut