Tematike
Qeveria cakton kontigjentet për ekspertët nga vendet e treta
Ndërmarrjet zvicerane gjatë vitt 2016 do të kenë mundësi që (të gjitha së bashku) të rekrutojnë gjithsej 6500 ekspertë nga “vendet e treta”: 2500 me leje të përkohshme qëndrimi (B) dhe 4000 me leje të shkurtër qëndrimi (L)
Këshilli Federal i Zvicrës ka bërë publik sot njoftimin se gjatë vitit 2015 kishte bërë zvogëlimin e kontingjenteve të ekspertëve të huaj për ekonominë zvicerane. Këtë njoftim e ka bërë në prag të përcaktimit të kontigjenteve të reja për viin 2016, për çfarë shumica e kantoneve dhe partnerëve socialë kanë bërë në fakt kërkesa për rritjen e kontingjenteve.
Por qeveria është e mendimit se rritja e tyre do të shkonte në dëm të synimit për të shfrytëzuar sa më mirë resurset vendore. Për këtë arsye ajo ka vendosur që edhe kontingjentet e vitit 2016 të lihen në nivelin e atyre të vitit 2015. Kështu, ndërmarrjet zvicerane gjatë vitt 2016 do të kenë mundësi që (të gjitha së bashku) të rekrutojnë gjithsej 6500 ekspertë nga “vendet e treta”: 2500 me leje të përkohshme qëndrimi (B) dhe 4000 me leje të shkurtër qëndrimi (L).
Po ashtu Këshilli Federal në mbledhjen e tij të sotme ka vendosur edhe për numrin maksimal të ofruesve të shërbimeve nga shtetet e BE/EFTA për periudhat 90 gjegjësisht 120 ditëshe. Numat maksimalë vlejnë për ata ofrues shërbimesh që nuk mund t`i referohen Marëveshjes bazë për lëvizje të lirë me BE-në ose asaj me EFTA-n.
Edhe për këto kategori, Këshilli Federal është ndalur në numrin e vitit 2015. Kështu, për ofruesit e shërbimeve me status L do të jepen 2000 leje ndërsa për ata me B, 250 sish.
Vendimi fillon zbatimin më 1 janar 2016.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Historia 40 vjeçare e vinjetës së autostradës Zvicra ishte vendi i parë në Evropë që prezantoi këtë lloj pagese për financimin e autostradave....
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?