Tematike
Qeveria e Zvicrës bën një “kompromis”: Testet falas, deri më 10 tetor
Në bazë të vendimit që Këshilli Federal ka marrë të premten, ekziston një trajtim i veçantë për ata që deri më tani kanë marrë vetëm njërën vaksinë
Siç ishte paralajmëruar tashmë, në të ardhmen, njerëzit e pavaksinuar do të duhet të paguajnë vetë për testin e koronës.
Këshilli Federal nuk i është nënshtruar presioneve nga shumë anë, që kërkonin vazhdimin e testeve pa pagesë, edhe për të pavaksinuarit. Kështu, njerëzit e pavaksinuar duhet të paguajnë vetë për testin e koronës në të ardhmen, por jo nga 1 tetori, siç ishte vendosur më parë.
“Pas diskutimit të gjerë, Këshilli Federal i përmbahet vlerësimit të tij se nuk është përgjegjësi e pshoqërisë të financojë kostot e testimit për njerëzit që nuk vaksinohen”, thuhet në një deklaratë për shtyp, të publikuar të premten nga qeveria, pas takimit të saj.
Ekziston një trajtim për njerëzit që ende nuk janë vaksinuar plotësisht. Deri në fund të nëntorit 2021, qeveria federale do të financojë teste të shpejta të antigjenit dhe teste të pështymës PCR për njerëzit që kanë marrë vaksinimin e parë, por që nuk kanë ende një certifikatë.
“Kjo siguron që njerëzit të cilët kanë nevojë për pak më shumë kohë për të marrë vendimin e tyre për vaksinimin nuk do të kenë kosto për shkak të zgjatjes së afatit të kërkesës për certifikatë” thuhet në vendimin e Këshillit Federal.
Testet falas, deri më 10 tetor
Këshilli Federal arsyeton propozimin e tij me rritjen e numrit të vaksinave. Ai konsideron se zgjerimi, si dhe situata epidemiologjike dhe shtimi i shtrimeve në spitale mund të ketë nxitur shumë njerëz të vaksinohen pas pushimeve verore. Kështu, në fillim të gushtit rreth 8,000 vaksinime të para në ditë janë kryer në të gjithë Zvicrën,pastaj në mes të shtatorit u bënë rreth 20,000 në ditë dhe, ditëve të fundit, rreth 30,000.
Testet falas janë ende të mundshme edhe për rreth dy javë, përcjell albinfo.ch. Pra, afati nga i cili shpenzimet për testet e shpejta të antigjenit të përballuara më parë nga qeveria federale duhet të paguhen vetë, do të zgjatet për 10 ditë, gjegjësisht nga 1 tetori, më 10 tetor.
Këshilli Federal planifikon të vendosë për këtë në takimin e tij të ardhshëm më 1 tetor. Deri më 28 shtator, Këshilli Federal do t’ua prezantojë propozimin e tij kantoneve, partnerëve socialë dhe grupeve të tjera në konsultim.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit