Lajme
Qeveria austriake shpëton nga kriza “Austria Airlines”: Kaq do të jenë biletat më të lira
Një shumë prej 600 milionësh do të vihet në dispozicion për Austria Airlines (AUA), nga të cilat 450 milionë nga shteti në formën e grandeve dhe kredive
Qeveria austriake dhe kompania gjermane simotër, Lufthansa, kanë arritur marrëveshje për një paketë shpëtimi për kompaninë ajrore Austria Airlines, e cila u godit rëndë nga kriza e koronës. Kancelari Sebastian Kurz, zëvendëskancelari Werner Kogler, ministri i Financave Gernot Blümel dhe ministrja e Mjedisit, Leonore Gewessler, prezantuan të hënën pakon e shpëtimit, shkruan heute.at, transmeton Albinfo Austria.
Një total prej 600 milionë eurosh do të vihet në dispozicion të AUA-s. 150 milionë në para të taksave do të derdhen në AUA në ndihmë të drejtpërdrejtë shtetërore, dhe 300 milionë të tjera në kredi dhe garanci. Kompania simotër e Austria Airlines, Lufthansa jep 150 milionë euro shtesë. Nëse Austria Airlines nuk është në gjendje të paguajë 300 milionë kredi, atëherë ajo do të bëhet pronë e Republikës së Austrisë. Lufthansa gjithashtu ka dhënë garanci se vendndodhja e AUA-s në Vjenë do të mbahet për të paktën dhjetë vjet në të njëjtën masë me vendet e Lufthansa-s në Frankfurt dhe Munih.
Biletat duhet të kushtojnë të paktën 40 euro
Në kuadër të mbështetjes së Qeverisë austriake për kompaninë ajrore, në marrëveshje janë paraparë edhe masat për mbrojtjen e klimës. Siç theksoi ministrja e Mjedisit Gewessler, masat klimatike janë po ashtu pjesë e marrëveshjes me AUA-në. Për shembull, biletat e linjës ajrore nuk mund të kushtojnë më pak se 40 euro. Biletave prej 12 euro për fluturimet e shkurtra më pak se 300 kilometra do t’ ju shtohet edhe një pagesë prej 30 euro. Siç ka thënë ajo, nëse për të njëjtën rrugë, me tren mund të arrini më shpejt, atëherë nuk është e nevojshme të zgjedhni fluturimin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?