Lajme
Qeveria austriake ndan nga 450 euro shtesë për secilin të papunë
Nga dita e mërkurë, paratë kanë filluar të transferohen në xhirollogaritë e personave të papunë (Arbeitslose Personen).
Në korrik, qeveria austriake vendosi të paguajë një shumë prej 450 eurosh si ndihmë shtesë për të gjithë personat që janë të papunësuar që nga 1 maji deri me 31 gusht, kanë njoftuar mediat austriake.
Përveç shumës si të papunë që keni marrë deri tash, të përcaktuar nga Enti i punësimit (Arbeitsmarkt – AMS), kjo do të jetë ndihmë shtesë (bonus), përcjell Albinfo Austria.
Nga dita e mërkurë, paratë kanë filluar të transferohen në xhirollogaritë e personave të papunë (Arbeitslose Personen).
Në total, qeverisë austriake kjo ndihmë do t’ i kushtojë 180 milionë euro dhe do të përfitojnë rreth 400 mijë persona, ka njoftuar Ministria e Punës në Austri.
Paratë transferohen automatikisht, pra nuk është e nevojshme të bëhet ndonjë kërkesë e veçantë paraprake.
E-Diaspora
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës Reshjet kanë shkaktuar rreth një duzinë aksidente trafiku në rrugët e kantonit, ku fatmirësisht nuk është...
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap”
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
Jeta në Zvicër
-
Avioni zviceran bën ulje emergjente në Austri për shkak të tymit në bord Dhjetë pasagjerë kishin nevojë për trajtim mjekësor, pasi një fluturim i linjës ajrore zvicerane u detyrua...
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian?
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri