Lajme
Qeveria austriake: 60 euro shtesë në muaj për familjet me të ardhura të ulëta financiare
Qeveria austriake ka prezantuar të mërkurën një paketë të re ndihmëse buxhetore për ata që kanë të ardhura të vogla financiare. Nga kjo paketë përfitojnë veçanërisht familjet dhe fëmijët
Personat që janë të papunë dhe janë përfitues të Entit të Punësimit në Austri (Arbeitslosengeld), ndihmë urgjente (Notstandshilfe) apo ndihmë sociale (Socialhilfe) do të marrin 60 euro shtesë për fëmijë deri në fund të vitit 2024. Kjo vlen edhe për prindërit që kanë vetëm një burim të ardhurash dhe që fitojnë më pak se 2000 euro bruto në muaj. Personat me ndihmë sociale pa fëmijë do të marrin gjithashtu 60 euro shtesë në muaj deri në fund të vitit 2023.
Këto paketa para Këshillit të ministrave u prezantuan të mërkurën nga dy ministrat e qeverisë austriake, ministrja e Familjes, Susanne Raab dhe ministri i Çështjeve Sociale, Johannes Rauch.
Kjo pagesë shtesë për familjet e prekura me fëmijë dhe për ata pa të ardhura të mjaftueshme paguhet automatikisht dhe pa aplikim. Edhe familjet (çiftet apo ata që jetojnë të vetëm) dhe që kanë të ardhura më pak se 2000 euro bruto, nuk e kanë të nevojshme të aplikojnë.
Rritet edhe pagesa për nxënësit që bëhet në fillim të vitit shkollor (Schulstartpaket)
Ka po ashtu një rritje për të gjithë me paketën e fillimit të shkollës “Schulstartklar”: Për të gjithë fëmijët, pagesa do të rritet nga 120 euro në 150 euro dhe do të paguhet dy herë në vit. Sipas qeverisë, për këtë do të investohen 15 milionë euro.
Ka të bëjë me mbështetjen e saktë të këtyre familjeve, tha Raab. “Ne duam të fillojmë aty ku fëmijët në Austri kanë nevojë për ndihmën tonë”.
Rreth 400,000 fëmijë do të përfitojnë nga masat.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit