Lajme
Qeveria amerikane jep 1,95 miliardë dollarë për dy kompani që do të testojnë vaksinën
Kompania Pfizer dhe firma gjermane BioNTech SE njoftuan të mërkurën se do të marrin 1,95 miliardë dollarë nga qeveria amerikane për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të vaksinës së tyre për COVID-19.
Marrëveshja e lejon qeverinë e SHBA-së të blejë 500 milionë doza shtesë, tha Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe ai i Mbrojtjes.
Administrata e presidentit Donald Trump ka rënë dakord të shpenzojë miliarda dollarë për zhvillimin dhe blerjen e një vaksine të mundshme.
Më shumë se 150 vaksina për koronavirusin që përdorin një larmi teknologjish janë në zhvillim e sipër në vende të ndryshme të botës. Rreth 20 prej tyre janë duke u provuar në njerëz.
Qeveritë e ndryshme kanë nënshkruar marrëveshje me prodhuesit për të siguruar furnizimin me vaksina. Qëllimi është që të prodhohen vaksina, të cilat të mund t’i japin fund pandemisë, duke mbrojtur miliarda njerëz nga infeksioni ose simptomat e rënda.
Pfizer dhe BioNTech aktualisht shpresojnë të prodhojnë deri në 100 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe më shumë se 1.3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021./VOA
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor