Tematike
Qetësohet gjendja në kazermën Jassbach
Gjendja shëndetësore e pjesëtarëve të ushtrisë ishte përmirësuar qysh në mbrëmjen e të enjtes kështu që Kantoni i Bernës e kishte hequr karantinën në kazermën Jassbach BE
50 rekrutët e sëmurë në kazermën Jassbach të Bernës e kanë kaluar gjendjen e rëndë që i kishte kapluar dy ditë më parë. Shkaqet e sëmundjes pritet të sqarohen. Karantina e vendosur nga Kantoni i Bernës mbi kazermën në fjalë, është hequr qysh natën e të enjtes.
Nga gjithsej 50 rekrutët që kishin pasur trajtim mjekësor nga mbrëmja e të enjtes, 35 janë tashmë sërish të kthyer në njësi ose kanë marrë pushimet. 15 pjesëtarët tjerë parashihej që të liroheshin nga trajtimi mjekësor gjatë paradites së djeshme.
Rezultatet e deritashme të hetimeve përjashtojnë shkaktarët viralë. Megjithatë hetimet do të vazhdojnë, kështu që rezultatet nuk janë ende përfundimtare.
Gjendja shëndetësore e pjesëtarëve të ushtrisë ishte përmirësuar qysh në mbrëmjen e të enjtes kështu që Kantoni i Bernës e kishte hequr karantinën në kazermën Jassbach BE.
Të prekurit nga sëmundja do të vazhdojnë të kenë trajtim mjekësor dhe do të kenë mbështetjen e shërbimit psikologjik pedagogjik të ushtrisë. Hetimet i kanë filluar edhe inspektorati i higjenës së ushqimit dhe autoritetet juridike në kuadrin e ushtrisë.
Siç është raportuar tashmë, në Shkollën e Rekrutëve EKF të Ushtrisë Zvicerane, në Jassbach BE, në mbrëmjen e të enjtes kanë marrë trajtim mjekësor 50 pjesëtarë të ushtrisë, rekrutë dhe oficerë. Ata kishin simptoma të diarresë, gjegjësisht vjellje dhe jashtëqitje të rënda kështu që ishin dërguar për trajtim mjekësor në spitale civile dhe në ato ushtarake.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit