Shkurt.ch

Qershitë e bëjnë autostradën “shteg skijimi”

Është dashur të vijnë zjarrfikësit për të shpërlarë rrugën e mbuluar nga lëngu i qershive të pjekura që e kishte vërshuar atë

Një ton qershia të derdhura në autostradë e kanë bërë rrugën një “shteg për rrëshqitje”. Kjo ka ndodhur sot paradite në autostradën A2 afër Arisdorfit, në kantonin Baselland. Rrëshqitëza e krijuar kështu madje ka bllokuar komunikacionin për një kohë, ka njoftuar policia. Ishte bllokuar edhe tuneli Arisdorf në afërsi të vendit ku ishin derdhur qershitë.

Është dashur të vijnë zjarrfikësit për të shpërlarë rrugën e mbuluar nga lëngu i qershive të pjekura që e kishte vërshuar atë.

Sipas policisë, një bujk që po i transportonte qershitë në një distileri për prodhimin e alkoolit, nuk e kishte vënë re se rimorkioja e kamionit ishte shkëputur nga kabina. Kur e kishte parë, atëherë kishte qenë vonë. Rimorkioja qe rrëzuar dhe qershitë kishin pushtuar rrugën.