Kuriozitete

Qeni problematik i fqinjit

Një grua nga Indiana, e cila dyshonte se hajnat po ia vjedhin disa pako paketa nga vila e saj, duke shqyrtuar pamjet e sigurisë zbuloi se fajtori ishte një qen.

Gruaja ka thënë se pako po zhdukeshin nga hyrja e vilës, e më vonë gjendeshin të dëmtuara në oborrin e saj transmeton albinfo.ch. 

Ajo më pas shikoi pamjet nga kamera e sigurisë dhe identifikoi të dyshuarin, përkatësisht qenin e fqinjit të saj.

Qeni u pa teksa merrte pakot dhe i dërgonte në oborr. 

Gruaja tha se kutitë ishin dëmtuar nga qeni, por përmbajtja e tyre ishte e paprekur. Një tjetër banorë e përjetoi një situatë të ngjashme në vitin 2017, kur shikoi pamjet në kamerat e kamerave të sigurisë për të gjetur një paketë të zhdukur dhe vërejti se qen i një fqinji e kishte marrë atë.