Shkurt.ch

Qeni bëhet shef i stacionit policor!

Duket si përrallë por është e vërtetë: Pasi që shefi i policisë i një qyteti të vogël Vaughin, në shtetin federal të SHBA New Mexico e braktisi postin e tij, i vetmi që kishte mbetur në atë stacion policie ishte qeni i specializuar për të gjurmuar lëndët narkotike,  Nikka!

Ish shefi, Ernest “Chris” Armijo ishte tërhequr nga puna në polici pasi që mediet kishin publikuar të dhëna për të kaluarën e tij kriminale, shkruan kelt.de. Për shkak të këtyre raportimeve, atij i qe ndaluar të bartte armë me vete, ka thënë avokati i tij Dave Romero. Ai po ashtu akuzohet se e ka shitur një pushkë që ishte në pronësi të shtetit dhe i kishte përvetësuar paratë.

Në këto kushte, pasi që edhe një polic tjetër ishte dënuar për plagosje, i vetmi “zyrtar” i mbetur në detyrë ishte qeni Nikka!