Shëndetësi
Qëndrimi në këmbë gjatë punës ndihmon në humbjen e peshës
Qëndrimi në punë në këmbë mund të ndihmojë në humbjen deri në 3 kilogramë në vit, ka shpjeguar një studim i ri.
Hulumtuesit kanë gjetur se gjashtë orë në këmbë në ditë shkaktojnë djegien e 54 kalorive ekstra.
Gjetjet kanë shpirë në thirrjet që punëtorët e zyrave të qëndrojnë më shpesh në këmbë për të luftuar obezitetin. Të rriturit kalojnë rreth shtatë orë në ditë ulur.
Studimi i 1200 të rriturve gjeti se efekti i djegieve të kalorive për gjashtë orë qëndrim në këmbë shkonte deri në 3.5 kilogramë në vit.
“Qëndrimi në këmbë jo vetëm që djeg më shumë kalori, por edhe aktiviteti shtesë i muskujve lidhet me reduktimin e sulmeve të zemrës”, ka thënë Francisco Lopez-Jimenez nga “Mayo Clinic” që u mor me hulumtimin, shkruan “The Sun”.
Tam Fry nga “Forumi Kombëtar i Obezitetit” në Britani të Madhe ka kërkuar që të prezantohen tavolinat e punës që mundësojnë qëndrimin në këmbë.
“Ky do të ishte ndryshim i madh pozitiv për punëtorët”, ka thënë ai, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?