Integrimi
Qëndresa Sadriu, shqiptarja e parë, deputete e Kantonit të Cyrihut
Ndonëse ende nuk janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve që janë mbajtur sot për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, albinfo.ch merr vesh se njëra ndër kandidatet më serioze në mesin e politikanëve me rrënjë shqiptare, Qëndresa Sadriu nga Partia Socialdemokrate, ka arritur kuotën e nevojshme. Pra, ajo prej sot është deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, shkruan albinfo.ch Me këtë arritje, Qëndresa bëhet e para shqiptare në përgjithësi e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, më të madhit dhe më të rëndësishmit në vend.
Bazuar në numërimin e votave të deritashme ajo ka grumbulluar 4320 vota.
Qëndresa Sadriu, ka kryer zanatin (Lehre) si asistente dentale, pastaj ka mbaruar edhe maturën ndërsa ka filluar studimet për shkencat sociale në PH (Shkollën e Lartë Pedagogjike) në Cyrih.
Në shtator të vitit që shkoi, Qëndresa ka filluar praktikën në shoqatën humanitare, “Sozialwerke Pfarrer Sieber”.
Qëndresa Sadriu ka qenë pjesë e jetës politike në komunën e saj dhe më gjerë qysh si vajzë 19 vjeçe, shkruan albinfo.ch. Në vitin 2015 ajo kishte kandiduar edhe për deputete në Parlamentin Nacional të Zvicrës dhe, ndonëse nuk kishte arritur qëllimin, kishte fituar më së shumti vota në mesin e kandidatëve të tjerë shqiptarë
Në kantone tjera janë zgjedhur edhe shqiptarë të tjerë, në mesin e të cilave edhe Ylfete Fanaj në Kantonin e Lucernit, në parlamentin e të cilit ajo është shefe e Grupit Parlamentar të SP-së, shkruan albinfo.ch
Qëndresa është zgjedhur tashmë dy mandate edhe në Asamblenë e komunës Glattbrugg/Opfikon, ku, nga viti i kaluar ka edhe postin e kryesueses së asamblesë.
Qëndresa Sadriu ka qenë edhe njëra ndër kandidatet dhe asambleistet më të reja kur është zgjedhur në postin e asambleistes. Ajo vjen nga Gjilani dhe është në moshën 25 vjeçare.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë