Lajme
Qendresa Bulliqi pushton skenat e modës austriake
Një modele karizmatike shqiptare në skenat e Austrisë
Pa dyshim që shumë femra shqiptare janë duke arritur suksese të mëdha në botë në fushën e modelizmit, veçmas në tregun ndërkombëtar. E patjetër njëra nga këto është edhe modelja shqiptare, Qendresa Bulliqi, shkruan albinfo.at.
Lirshëm mund të thuhet se ajo është një nga femrat më të bukura dhe më karizmatike në Austri. Ajo përveç bukurisë, karakterizohet me një delikatesë në vete dhe plot sharm në stilin e saj.
Qendresa, 20-vjeçare, e lindur dhe e rritur në Austri, me prejardhje është nga Prishtina. Ajo tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie në Austri.
“Kam lindur dhe jam rritur në Austri. Jetoj në qytetin Horn, afër Vjenës. Ky qytet është i njohur për natyrën e tij të bukur, prandaj edhe më pëlqen të jetoj këtu”, tregon ajo për Albinfo.at.
Që në moshë të re Qendresa shpreh interesim për fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë fushë.
“Të them të drejtën, modelizimi ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Dëshira ime që në fëmijëri ishte që një ditë të bëhem një modele e denjë”, shprehet ajo.
Jeta dhe puna në Austri
Qendresa Bulliqi ka lindur, jeton dhe vepron në Austri, me origjinë nga Prishtina dhe prindërit e saj para shumë vjetësh kishin emigruar nga Kosova në Austri. Hapat e parë të shkollimit i përfundoi në Austri, ndërsa sa i përket shoqërisë, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror austriak.
“Ambientimi im në Austri nuk ka qenë aspak i vështirë, sepse rrethi im shoqëror ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i mirë. Madje, dua të theksoj se kam përkrahje nga ta në çdo aspekt”, tregon ajo.
Vlen të theksohet se tani Qendresa punon edhe si asistente në një ordinancë stamatologjike në Austri.
“Përveç modelizmit, punoj si asistente te një dentist në një ordinancë stamatologjike. Kjo ka bërë që në fushën e mjekësisë të kem interesim të madh në njohjen e punës së kësaj lëmie”, shprehet ajo.
Po ashtu, Qendresa punon në një agjenci mode, e cila quhet “1 st Place Models“, me seli në Madrid dhe Miami.
“Për momentin, jam duke bashkëpunuar me agjencinë “1 st Place Models“, e cila është e vendosur në Miami dhe Madrid. Si në çdo punë tjetër, edhe në këtë agjenci duhet disiplinë e madhe, veçmas në fotoshooting që zgjasin shumë dhe duhet durim”.
“Rrëmbeu” kurorën e më të bukurës së diasporës
Në vitin 2019 bukuroshja me origjinë nga Prishtina, Qendresa Bulliqi, fitoi kurorën e më të bukurës “Miss Diaspora 2019”.
“Jo vetëm në Austri, por edhe në Kosovë jam marrë me modelizme. Dua të theksoj se në vitin 2019 kam fituar titulin “Miss Diaspora”. Marrjen e kësaj kurore e kam përjetuar me shumë emocione, ka vlerë të veçantë për mua dhe njëkohësisht ndihem edhe krenare si një vajzë e vlerësuar nga diaspora”, shprehet Qendresa.
Qendresa është shumë e lidhur me Kosovën, ajo tregon se zemra i rrah ndryshe kur prek tokën e Kosovës, ku atje ka edhe disa familjarë të saj, duke e bërë një lidhje të ngrohtë me ta.
“Me Kosovën jam shumë e lidhur. Më pëlqen vendlindja e prindërve të mi dhe e vizitoj shumë shpesh, pasi që kam edhe disa familjarë dhe shoqëri atje”.
Modelja më skenike dhe karizmatike vjeneze
Kombinimi i të qenit skenike, me pamja karizmatike, krijon një botë interesante në fushën e modelizmit. Qendresa gëzon një pamje unike, për dallim nga ato që jemi mësuar t’i shohim.
Ajo shpeshherë është në qendër të komenteve për ‘lukun’ e stilin e saj dhe pa dyshim se është një emër premtues në fushën e modës me qëllime të qarta drejt suksesit në tregun austriak për modeliste.
Edhe pse në fillim për Qendresën depërtimi në tregun austriak ishte i vështirë, përkundër kësaj, ajo ia doli me vetëbesim që sot të jetë një modele e kërkuar.
“Çdo fillim është i vështirë. Kuptohet që në botën e modelizmit konkurrenca është shumë e madhe, mirëpo me vetëbesimin që zotëroj, ia kam dalë për mrekulli edhe në tregun austriak”, tha ajo.
Pjesa më e madhe e aktiviteteve të Qendresës janë fotoshooting, me fotografë të njohur, siç është fotografi francez me renome botërore, Sebastien Ouvrard.
“Përveç fotoshooting-ut, kam marrë pjesë në sfilatën “FashionShow la noche de los modelos” në Vjenë për dizajneren shqiptare, Keti Berisha”, shprehet ajo.
Fotosesionet e modelës shqiptare janë mjaft tërheqëse dhe reflektojnë një karakter të fortë dhe seriozitet. Për të, fotot janë thjesht një pasion. /Albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?