Shkurt.ch

Qendra për Integrim e Cyrihut ndihmon fëmijët e Haitit

Në festivalin latinoamerikan "Caliente" Qendra për Integrim e Cyrihut do të ketë nstendën e saj me skulptura të punuara në Haiti

Në festivalin tradicional të kulturës latinoamerikane “Caliente”, më të madhen në regjionin gjuhësor të gjermanishtes, që mbahet nga 1 deri më 3 korrik në Cyrih, Qendra Profesionale për Integrim e Cyrihut vendos për herë të parë stendën e vet informative.

Aty, përveç që do të shpërndahen informata, do të bëhet edhe shitja e skulpturave prej llamarine të punuara në Haiti.

Shuma e fituar nga shitja do të shkojë për projektet e organizatës humanitare IAMANEH në të mirë të fëmijëve të rrugë, në Haitin e shkatërruar nga tërmeti i vitit të kaluar. Dega e kësaj organizate në Zvicër funksionon nga viti 1978 dhe merret kryesisht me ndihmën nënave dhe fëmijëve në regjionet me vdekshmëri të lartë të fëmijëve.

Në shitje do të jenë 500 skulptura nga llamarina, me ngjyra dhe motive të ndryshme, kryesisht nga bota shtazore. Çmimet e tyre do të jenë nga 15 franga e tutje, njofton Qendra për Integrim e Cyrihut në një komunikatë për medie.