Foto: Bujar Gashi
Dimri në Kosovë, si në përralla
Qëllimi i Bujar Gashit, promovimi i bukurive të Kosovës
Fotografitë janë nga të gjitha vendet e Kosovës, si nga Brezovica, Rugova, por edhe vendet historike, të cilat janë të shumta në Kosovë, e që vizitohen pak, duke përfshirë këtu edhe kështjellat e urat e vjetra.
Kosova është e pasur me shumë bukuri përrallore. Por, shumë prej këtyre bukurive janë të pazbuluara dhe shumë pak njerëz dinë për to. Një faqe e cila merret me promovimin e bukurive të Kosovës është “Explore Kosovo”. Themelues i këtij projekti është Bujar Gashi, gjeograf dhe fotograf. “Qëllimi i këtij projekti është promovimi i vlerave kulturore e natyrore të Kosovës”, thotë Gashi për revistën albinfo.ch. Kjo faqe gjithashtu ndodhet edhe në rrjetet sociale, si në “facebook”, ku ka shumë ‘pëlqyes’. Fotografitë janë nga të gjitha vendet e Kosovës, si nga Brezovica, Rugova, por edhe vendet historike, të cilat janë të shumta në Kosovë, e që vizitohen pak, duke përfshirë këtu edhe kështjellat e urat e vjetra. Lumenjtë, liqenet, shpellat e objektet fetare, gjithashtu janë në fokusin e fotografit të njohur. “Një vend atraktiv për ta vizituar do të jetë Shpella Marble në fshatin Radac në burimin e ujit të Drinit të Bardhë”, është përshkrimi që i bën një fotografie, duke paralajmëruar kështu një vend mjaft atraktiv për ta vizituar.
Fitues i shumë çmimeve
Përveç si promovues i kësaj faqeje, Bujar Gashi njihet edhe si fitues i shumë çmimeve në fotografi, si në vend, ashtu edhe jashtë Kosovës. Ai është autor i tri ekspozitave që secilën herë kanë pasur për qëllim promovimin e Kosovës. E fundit ishte në Turqi, ndërsa aeroporti i Prishtinës është vendi ku qëndrojnë varur 12 fotografi, që paraqesin kulturën dhe historinë e Kosovës, si një udhërrëfyes për ata që vizitojnë Kosovën, apo për ata që kanë vizituar, e ndoshta nuk kanë arritur t’i vizitojnë vendet më domethënëse. Çmimi më i ri që Bujar Gashi mori ishte ai në Budapest të Hungarisë. Ai po ashtu ishte pjesëmarrës i një ekspozite ndërkombëtare që u mbajt në Preshevë gjatë muajit nëntor.
Prezanton Kosovën në panaire të ndryshme
“Përveç natyrës, kam arritur që në fokus të kem edhe grupet e folklorit apo individë, që kanë dhënë shumë gjatë viteve më të vështira. Kam pasur fat që disa t’i fotografoj, pasi disa nga ta, tashmë kanë ndërruar jetë. Po ashtu kam fotografuar edhe objekte të ndryshme, të cilat duhet të kenë një trajtim të një niveli të lartë dhe profesional”, ka shtuar tutje ai.
Fotografitë e Bujar Gashit e kanë prezantuar Kosovën në panairin “Expo 2016” në Antalia të Turqisë. Në këtë panair ku janë prezantuar mbi 40 shtete të botës, Kosova ka zënë një vend të merituar. “Ka qenë madhështore se si u prezantua shteti ynë në Antalia”, ka treguar ai, duke shtuar: “Të pranishmëve u janë prezantuar 12 fotografi të miat të një formati të madh e aktiviteti ka vazhduar me një program kulturor. Veç këngëve e valleve shqiptare, në fund është shfaqur edhe filmi “Shok” i cili këtë vit ka qenë filmi i parë i Kosovës i dominuar për Oscar”, ka përfunduar Bujar Gashi.
Qindra fotografi që prezantojnë vlerat e Kosovës
“Explore Kosovo” është një faqe në rrjetin social, “Facebook”, ku ekzistojnë qindra fotografi me të dhëna për vlerat në Kosovë, të shoqëruara me informata shtesë, kryesisht në gjuhën angleze.
Pjesëtar i familjes së rapsodëve “Mleqani”
Bujari i takon familjes së rapsodit të njohur kosovar Sefë Mleqani, këngët e të cilit dëgjohen edhe sot e kësaj dite, qoftë të ruajtura nga ai nëpër kaseta me shirit magnetik, apo të kënduara nga të bijtë e tij, të cilët gjithashtu njihen si rapsodët “Të bijtë e Sefë Mleqanit”.
Më shumë fotografi nga bukuritë e Kosovës: Explore Kosovo
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve