Kosova
Që nga vendosja e reciprocitetit, mbi 1 milion euro taksa nga Serbia
Dogana ka bërë të ditur se fillimisht ka bërë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme në sistemin ASYCUDA World dhe po ashtu në Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK),
Është bërë e ditur se për më pak se një muaj që nga heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit për produktet me origjinë nga Serbia, janë importuar mallra në vlerë prej 12.4 milionë eurosh. Megjithatë, kjo ka ndikuar pozitivisht në mbushjen e arkës së shtetit. Sipas një raporti të Doganës së Kosovës, nga 1 deri më 26 prill janë grumbulluar mbi 1 milion euro taksa. Në raportin përmbledhës për zbatimin e masave të reciprocitetit për këtë periudhë tregohet se Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej 0.7 milion euro. Mallrat me vlerën më të lartë të eksportuar në Serbi janë mallra të tjera, manaferra të buta dhe linjit.
Ndërkohë, nga Serbia gjatë periudhës raportuese janë importuar mallra në vlerë prej 12.4 milionë eurosh, prej të cilave 3.5 milionë janë lëndë e parë.
Nga Serbia, Kosova ka importuar grurë, misër për farë, miell gruri të zakonshëm, ushqime për kafshë, preparate jorefrakatare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane, spango lidhëse apo ambalazhuese, kontejnerë prej alumini me kapacitet më pak se 50 litra, pllaka, fleta, filma prej plastike, celularë, kuti dhe artikuj të ngjashëm të plastikës, paleta të tjera prej druri si dhe tuba me skesion katror ose trekëndësh.
Dogana ka bërë të ditur se fillimisht ka bërë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme në sistemin ASYCUDA World dhe po ashtu në Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK), si dhe duke marrë në konsideratë pikat 1.1 dhe 1.2 të vendimit të Qeverisë, të cilat ndërlidhen me dokumentet dhe certifikatat fitosanitare dhe atyre veterinare, kompetencë e AUV-it, gjatë zbatimit të vendimit të lartcekur i ka kushtuar rëndësi të veçantë kontrollit të dokumentacionit doganor që përcjellin mallrat me qëllim të sigurimit që emërtimet e përdorura të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?