Gruaja
Që kur festohet 8 Marsi?
Tashmë një shekull gratë nderohen çdo vit me rastin e 8 Marsit, Ditës së tyre. Edhe pse është shumë e njohur dhe e pranuar në shumicën e shoqërive, megjithatë shtrohet pyetja se cila është origjina, historia dhe kuptimi i të ashtuquajturës Ditë e Gruas?
Sipas burimeve të ndryshme mund të pohojmë se kjo ditë shënohet nën emërtimin Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Grave dhe ka origjinën e vet në demonstratat e grave në fillim të shekullit XX, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një shekull më herët ato kërkonin të gëzojnë të drejta të barabarta, kushte më të mira të punës si dhe të drejtën e votës. Kjo ditë u formalizua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, duke ftuar secilin shtet në botë për të festuar një ditë të tillë dhe për t’i vlerësuar të drejtat e grave si dhe situatën e tyre në shoqëri.
Tradicionalisht, grupet dhe shoqatat e grave aktiviste përgatisin demonstrata nëpër botë për të bërë kërkesat e tyre me qëllim që të përmirësojnë statusin e grave.
Në bankat shkollore na tregonin se Dita e Gruas ka filluar në Danimarkë në vitin 1910, për t’u zgjeruar gradualisht në gjithë botën. Që nga fillimi kjo ditë u bë bartëse e luftës për të gjitha gratë për të kërkuar disa të drejta (duke përfshirë të drejtat e votimit dhe abortin). Mësueset rikujtonin 8 Marsin më 1910 në Kopenhagë, të tubuara në Internacionalen e grave socialiste. Por sot në kohën e internetit, disa pohojnë se kjo festë gjen origjinën e saj edhe më herët. Kështu që thuhet se Festa e Nënës ka filluar që nga grekët e lashtë, ku ky festim i kushtohej zotit nënë “REJA”, bashkëshortja e “Krones”, zotit At. Ndërsa te romaket, në kohën e Romës së vjetër, adhurohej dhe madhërohej zoti Sejbil, nëna e zotërave të tjerë.
Cila do që të jetë origjina apo zhvillimi i kësaj dite të shenjtë, për shkak të simbolikës që 8 Marsi vazhdon të ushqejë ia vlen që kjo ditë të përmendet dhe të bëhet rast për të shqyrtuar më thellësisht statusin e gruas, qoftë në shoqëritë në rrugë për demokraci, qoftë në ato tashmë demokratike prej kohësh dhe, pse jo, të mbetet një shkas për të rikujtuar se rruga për barazinë gjinore edhe pse ka ecur përpara, mbetet prapëseprapë e gjatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve