Lajme
QBD vazhdon shpërndarjen e teksteve për nxënësit në Zvicër
Misioni i Qendrës së Botimeve për Diasporën në shpërndarjen e librave të gjuhës shqipe në diasporë po vazhdon në shumë shtete të botës, përcjell albionfo.ch.
Afro 600 tekste mësimore janë dërguar nga Qendra e Botimeve për Diasporën për klasat e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër në muajin që kaloi.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë njofton se po vazhdon me shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë.
Këtë javë ambasada ka dhuruar librat në shkollën shqipe në Cham të Zug-ut, aty ku mësimin e zhvillon mësuese Lumnije Klinaku Neziri.
Po ashtu shpërndarja e teksteve u bë edhe në disa shkolla shqipe të Kantonit të Cyrihut.
Nga ana tjetër, të gjitha kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe njoftohen se kanë mbërritur tekstet për vitin shkollor 2021-2022, sipas kërkesave paraprake të dërguara nga ana juaj në maj – qershor 2021, pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë. Tekstet janë dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Jeni të mirëpritur në ambientet e Ambasadës nga data 29 shtator deri më 15 tetor 2021, nga ora 11:00 deri në orën 14:00 për t’i tërhequr. Lutemi paraprakisht të dërgoni një email në adresën elektronike [email protected], për të lënë një takim. Gjithashtu, lutemi të keni me vete listën e titujve të librave dhe sasisë së kërkuar”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch