Kosova
Qarkullim i vogël i mauneve me mallra serbe në Merdar
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit për produktet që hyjnë nga Serbia në Kosovë përmes pikëkalimit në Merdar, ka nisur qarkullimi i mauneve nga mallra me origjinë serbe.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për RTKlive se maunet me mallra që kanë origjinë nga Serbia kanë qarkulluar pa ndonjë problem, por numri i tyre gjatë ditës së sotme ka qenë i vogël, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë në pikën kufitare në Merdar në orët e mbrëmjes ka qëndruar RTK, të cilët raportojnë se në pritje ka maune të tjera për të hyrë në Kosovë e që transportojnë mallra me origjinë nga Serbia.
Ajo tha t’i ketë pyetur vozitësit e mauneve, të cilët pas një periudhe kohore po hyjnë sërish në Kosovë, të cilët i kanë treguar se nuk ka pritje përpos ndryshimit të procedurave gjatë kontrollit.
Vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha sot gjatë ditës se bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdar, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.
Andaj, siç bëri të ditur ai me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdar do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’u nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat e tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti takoi të rinjtë nga diaspora që janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare Pas shkëmbimit të tyre në ngjarjen përmbyllëse të programit për bursistët e gjeneratës së dytë në...
-
Rita Ora pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
Jeta në Zvicër
-
Këto janë profesionet me më së shumti punëtorë të huaj në Zvicër Në profesionet e izolatorëve dhe suvatuesve, të huajt përbëjnë tre të katërtat (rreth 75%) ose edhe...
-
Të huajt që bëjnë thirrje për urrejtje, duhet të largohen nga Zvicra
-
Transporti publik i Lozanës do të bëhet tërësisht elektrik deri në vitin 2030
-
Kazinotë ilegale në internet janë në rritje në Zvicër
-
Disa banka zvicerane tani po paguajnë më pak interes për kursimet