Kosova
PZAP-ja dënon me gati 40 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-në rreth 9 mijë

Së fundmi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në vendimet e 29 janarit ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 39.500 euro dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 9.500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
LVV-ja dënimin më të rëndë e mori për shkak të deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetshpallur”. Për këtë PZAP-ja i shqiptoi dënim LVV-së 10 mijë euro.
Me 5.500 euro, LVV-ja u dënua shkaku i një postimi në Facebook të këshilltarit të kryetarit të Kuvendit, Feim Tahirsylaj, i cili kishte shkruar se “fitorja e opozitës do të ishte fitore vendimtare për Serbin gjenocidale”.
Me shumë të njëjtë, kjo parti u dënua edhe për një postim të kandidatit për deputet, Haxhi Avdyli, i cili, sipas vendimit të PZAP-së, ka përdorur gjuhë urrejtëse dhe nxitëse kundrejt partive kundërshtare.
Gjithashtu, LVV-ja u dënua me tetë mijë euro për shkak që akterë të partisë penguan gazetarët në kryerjen e punës gjatë tubimit në Malishevë dhe Mitrovicë. Madje, siç thotë PZAP-ja, gjatë pengimit kanë përdorur edhe gjuhë që nxit dhunën ndaj gazetarëve.
Me 5.500 euro, LVV-ja u dënua edhe për deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo në një tubim në Viti pati deklaruar se “kundërshtarët tanë, kundërshtarët tanë janë bërë bashkë, pra klanet e krimit dhe korrupsionit janë bërë bashkë”.
Me pesë mijë euro, partia në pushtet u dënua për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në tubimet zgjedhore.
Ndërkohë, LDK-ja u dënua me 5.500 euro për shkak të vendosjes së posterave në hapësira publike dhe në stacion të trafikut publik në Prishtinë. Për të njëjtën arsye, u dënua edhe katër mijë euro për vendosjen e posterave në rrugë publike në Pejë.
PZAP-ja në vazhdimësi po dënon partitë politike për shkelje të ndryshme gjatë fushatës.
E-Diaspora
-
KQZ: Votat nga diaspora do të numërohen ditëve në vazhdim Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit, ndërsa Komisioni Qendror...
-
Vajza portugeze keqtrajtohet në aeroportin e Beogradit pasi mbante veshur një bluzë me flamurin shqiptar
-
Shqiptarët në Philadelphia organizuan ceremoninë e ngritjes solemne të flamurit të Kosovës
-
Kanada: Remzi Cej, kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Newfoundland dhe Labrador
-
Verifikohen mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
Jeta në Zvicër
-
Berna pranon të forcojë kontrollet kufitare Sipas Këshillit Federal, kontrollet kufitare të Zvicrës duhet të rriten. Ajo ka miratuar një mocion komiteti...
-
Këshilli Federal është kundër natyralizimit më të shpejtë
-
Asetet kripto duhet të trajtohen njësoj si asetet normale
-
Berna dëshiron të marrë kontrollin e furnizimit me barna
-
Tronditet policia në Biel: 15 vjeçari vozit 104 km/h në zonën 50