Kuriozitete
Pyetjen për 125 mijë funta e di, pasi aty e kishte humbur këmbën
Në emisionin britanik "Kush do të bëhet milioner", britaniku Gareth Kendall e ka dhënë përgjigjen e saktë të një pyetje të ndërlikuar. Bëhej fjalë për një lokacion, ku ai kishte pasur një fat të hidhur
Në edicionin britanik të “Kush do të bëhet milioner”, Gareth Kendall nga Halifaxi i ka lënë pa fjalë të gjithë spektatorët. Gjatë pyetjes për 125.000 funta britanike, pa hezituar ai është përgjigjur saktë. Por, fillimisht shpjegoi përse është kaq i sigurt në këtë pyetje: Bëhej fjalë për një lokacion, ku jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
“Në bregun e cilit liqe gjenden rrënojat e kalasë Urquhart?”, ka qenë pyetja. Kendall ka spjeguar: “Këtë pyetje e di pasi atje e kam humbur këmbën”. Moderatori Jeremy Clarkson për disa sekonda heshti. Kendalli pohoi se kalaja në fjalë gjendet në Loch Ness, duke spjeguar më tej se në maj të vitit 2012, ai ka dashur të vizitojë këtë lokacion, kur papritmas involvohet në një aksident që për pak sa nuk i kushtoi me jetë.
“Disa herë isha në prag të vdekjes. Familjes time mjekët i thanë se shpresat për të mbijetuar i kam vetëm dy për qind”, ka rrëfyer më tej britaniku, njofton më tej Albinfo.ch. Si pasojë e aksidentit, është dashur ta amputojë këmbën e majtë. Aktualisht, ai e mban një protezë. Në këmbëne tij të djathtë ka vizatuar një tatuazh, me shigjeta në drejtim të proteszës, në të cilin me germa të mëdha është shënuar: “Me njërën këmbë në varr”.
Nëpër rrjete sociale, spektatorët e kanë uruar Gareth Kendallin për guximin e tij. Në pyetjen e ardhshme për 250.000 funta, ai nuk është përgjigjur saktë dhe ka shkuar në shtëpi i kënaqur me 125 mijë funtat e fituara.
«Das weiss ich, da habe ich mein Bein verloren»
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind