Lajme
Putin thotë se Rusia është gati për një duel raketor me SHBA-në

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sugjeroi një “duel” raketor me SHBA-në që do të tregonte se si raketa e re balistike hipersonike e Rusisë Oreshnik mund ta mposhtë çdo sistem amerikan të mbrojtjes raketore.
Ai, siç raporton Reuters, i bëri këto komente në një konferencë për media.
Putini e ka përdorur raketën, e cila ka aftësi bërthamore, si një mënyrë për ta kërcënuar Perëndimin.
Duke iu drejtuar skepticizmit perëndimor rreth Oreshnikut, presidenti rus sugjeroi që të dyja palët ta zgjidhnin një objektiv të caktuar për t’u mbrojtur nga raketat amerikane.
“Ne jemi gati për një eksperiment të tillë”, citohet të ketë thënë Putin.
Rusia gjuajti për herë të parë me raketën Oreshnik në qytetin ukrainas Dnipro më 21 nëntor, në atë që Putin e hodhi si përgjigje ndaj përdorimit të parë të raketave balistike amerikane Atacms nga Ukraina dhe British Storm Shadows për ta goditur territorin rus me lejen e Perëndimit. Burimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe treguan në atë kohë se ata besonin se kjo ishte një raketë eksperimentale balistike me aftësi bërthamore, me rreze të mesme veprimi (IRBM), e cila ka një rreze veprimi teorik nën 3,420 milje (5,500 km). Kaq mjafton për të arritur në Europë nga ku u lëshua në Rusinë jugperëndimore, por jo në SHBA.
E-Diaspora
-
7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike Raportohet se forcat policore franceze kanë vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për një seri...
-
Uniteti i grave shqiptare në Zvicër – reflektim, motivim dhe mbështetje
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Château-d’Oex Ky fshat në Zvicër konsiderohet si “kryeqyteti” botëror i balonave...
-
Gjeneva kërkon që qeveria të mbrojë agjencitë që përballen me shkurtimin e ndihmës nga SHBA
-
Parlamenti zviceran miraton taksimin individual të çifteve të martuara
-
Akomodimi i azilkërkuesve: Distrikti Andelfingen mbështetet në zgjidhje të posaçme
-
Gati 50 ujqër u vranë në Zvicrën lindore gjatë një periudhe pesë mujore