Ukraina

Putin: Sanksionet ndaj Rusisë kanë dëmtuar Europën dhe SHBA-në

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se refuzimi i vendeve perëndimore për të bashkëpunuar normalisht me Rusinë ka dëmtuar si vendet europiane, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e Putin u bë ditën e sotme në një takim virtual, ku u diskutua për çështjet ekonomike dhe të zhvillimit në territoret e Arktikut në Rusi.

Ai tha se “vendet jomiqësore” po shkatërronin zinxhirët e furnizimit në Arktik.

Ndërsa Putin pranoi se edhe Rusia po i vuan pasojat, ai tha se vendi i tij ka hapur mundësi të reja për të dërguar burime energjetike në vendet, të cilat i kanë të nevojshme.

Bashkëpunimi rus me vendet e tjera të Këshillit Arktik, ku përfshihet Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda dhe SHBA-të, janë ndërprerë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.