Lajme
Putin “kërcënon për probleme” pasi Finlanda mbylli kufirin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për “probleme” me Finlandën, teksa u shpreh se ka urdhëruar krijimin e një distrikti të ri ushtarak në rajonet kufitare me këtë vend.
Sipas mediave ndërkombëtare, deklaratat e tij vijnë ndërsa rriten tensionet mes dy vendeve, si rezultat i luftës së nisur të Rusisë në Ukrainë dhe vendimit të shpejtë të Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s.
Para disa javëve, Finlanda i ka mbyllur tërësisht kufijtë me Rusinë, për shkak të rritjes së numrit të migrantëve. Finlanda i ka hapur për pak dy pika kufitare më herët gjatë kësaj jave, mirëpo më pas i ka mbyllur ato.
“Ne kemi dëshmi që tregojnë se për dallim nga e kaluara, autoritetet kufitare ruse jo vetëm që po i lejojnë njerëzit pa dokumente që të nisen drejt kufirit finlandez, por edhe janë duke iu ndihmuar vazhdimisht”, ka thënë ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!