Lajme

Putin kërcënon me ndëshkim kryengritësit e Wagnerit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i është përgjigjur Grupit Ëagner dhe liderit të tij Yevgeny Prigozhin. Ai u shpreh se “veprimet e rebelëve ishin një “tradhti” që do të dënohet”, përcjell albinfo.ch.

Mercenarët nga grupi Wagner kanë hyrë në rajonin e Lipetsk rreth 300 kilometra (250 milje) në jug të Moskës u bë e ditur të shtunën, shkruan DW.

“Pajisja e grupit mercenar Wagner po lëviz nëpër territorin e rajonit të Lipetsk”, tha Guvernatori Igor Artamonov në Telegram. “Ju kujtoj se banorëve u rekomandohet fuqimisht që të mos dalin nga shtëpitë e tyre ose të bëjnë udhëtime në asnjë mënyrë transporti”.

Sipas Ëagner, këta të fundit kanë pushtuar një seli ushtarake në Rostov-on-Don dhe mercenarë u panë gjithashtu më në veri në rajonin e Voronezh, përcjell albinfo.ch.