Kosova
Pushon marrëveshja për lëvizje të lirë, krijohen kolona në kufirin Kosovë-Shqipëri
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, gjatë sezonit turistik, nga një tetori ka pushuar së funksionuari, duke rikthyer radhët e pritjes në kufirin e Kosovës me Shqipërinë.
Pavarësisht se pikat kufitare po punojnë me katër sportele secila, drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët po qëndrojnë 20-30 minuta në kufi për të përpunuar të dhënat e tyre. Vonesat në verifikimin e kontrolleve kufitare kanë krijuar edhe radhë autokolonash me automjete, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Qytetarët kërkojnë që marrëveshja e verës të rikthehet edhe në periudhën tjetër të vitit, ndërsa kontrollet të ushtrohen për personat që mund të jenë të dyshuar.
“Jemi nisur nga aeroporti i Tiranës e po shkojmë në Shkup, këtu në kufi është katastrofë, po presim 30 minuta për shkak të radhëve. Po udhëtojmë drejt Shkupit”, thotë një qytetar nga Maqedonia e Veriut.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e këtij viti shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.
Pika kufitare tokësore e Morinës përpunon numrin më të madh të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?