Shkurt.ch
Pushohet procedura ndaj Weltwoche-s: Nuk ka racizëm në fotografinë e Mentorit!
“As teksti dhe as fotografia nuk plotësojnë figurën e veprës penale të diskriminimit në bazë race”, ka konstatuar Prokuroria
Rasti i Mentorit, romit të vogël nga Gjakova, të pasqyruar në faqen e parë të javores “Weltwoche” nuk do të ndiqet penalisht. Këtë vendim e ka marrë Prokuroria e Përgjithshme e Cyrihut.
“As teksti dhe as fotografia nuk plotësojnë figurën e veprës penale të diskriminimit në bazë race”, ka konstatuar Prokuroria e Përgjithshme e Cyrihut lidhur me rastin.
Faqja e parë e javores zvicerane “Weltwoche” pati bërë bujë të madhe kur qe publikuar para sa muajsh. Ajo paraqiste një fëmijë rom i cili kishte drejtuar një revole-lodër në drejtim të kamerës. Në legjendën e fotografisë sugjerohej se “kështu edukohen romët që në fëmijëri për të ushtruar dhunë”.
Pasi qe zbuluar se Weltwoche këtë fotografi e kishte marrë nga një fotograf italian i cili kishte pasqyruar kushtet e rënda të jetesës së romëve në një lokalitet të Gjakovës. Ai atje kishte takuar Mentorin, atëbotë 4 vjeçar, të cilin e kishte fotografuar me revolen në fjalë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?