Integrimi
Pushimet e mërgimtarëve, atdheu dhe bregdeti
Një pjesë e madhe e atdhetarëve tanë në mërgim e kanë preferuar të kursejnë një pjesë e të hollave gjatë vitit nga të ardhurat e veta, në mënyrë që nga ato kursime të bëjnë pushime verore, që të pushojnë e të kënaqën dhe ato të holla ti shpenzojnë në vendlindje, apo në ndonjë vend bregdetar shqiptarë. Kur e përmendim vendlindjen, ne kosovarët e kuptojmë Kosovën si vendlindje e atdhe, ndërsa bregdetin shqiptarë, kuptojmë vendet tona bregdetare në Shqipëri. Shqiptarët i përdorin dy fjalë të bukura, dy fjalë të ëmbla, a t dh e e m ë m ë dh e, që ndër popuj tjerë nuk ekziston ky privilegj. Prandaj, shqiptarët vendin e tyre e quajnë atdhe e mëmëdhe, por si do qoftë, njëri dhe tjetra janë të njëjta, nga se janë të njëjtës hapësirë, dhe lidhje gjaku e shpirtërore, ekonomike e kulturore. Atdhe e mëmëdhe, është vendi dhe tërësia shpirtërore e njeriut, ku kënaqet në saje të dashurisë që ka për të, dhe shpirti i vazhdimësisë së qëndrueshme, që na mbanë e na ruajnë në vete, dashurinë, dhembjen dhe largësitë e shpërndara nëpër botë.
Kosova- për ne kosovarët është vendi më i bukur në botë, prandaj pushimet verore janë të mirë se ardhura në këtë vend, aty ku e kemi gjenezën tonë, aty i kemi të afërmit tanë, të cilët na presin me padurim. Në Kosovë i kemi edhe alpet e bukura shqiptare, Bjeshkët e Sharit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Junikut, Bjeshkët e Gjerovicës, Bjeshkët e Nëmura,Bjeshkët e Burimit dhe shumë bjeshkë të tjera, ku vizitorët kanë mundësi ti shijojnë këto vende të bukura turistike, ku të kënaqët syri e shpirti dhe me freskinë e ajrit e ujin e kulluar, që rrjedh nga shkëmbinjtë e lartë, aty, këtu të mbuluara me borë. Në Kosovë ka edhe shumë lumenj, të cilët janë nga burime të ndryshme dhe plot liqej të vegjël natyrorë, që nga malet e Sharit deri te Alpet tjera shqiptare. Drini i bardhë, lumi më i gjatë në vend, me një gjatësi prej 122 km, pothuaj se e freskon një pjesë të madhe të Kosovës, mandej Lumi Mirusha dhe Ujëvara e saj, që tërheq me qindra vizitor të vendit dhe nga vendet e ndryshme. Bukuritë e Kosovës nuk kanë mbarim, të cilat vizitori, apo pushuesit mërgimtarë, që e kanë kohën e kufizuar të pushimeve, nuk munden ti shijojnë të gjitha bukuritë për një kohë aq të shkurtër.
-Shumica e bashkëkombësve tonë, qoftë nga mërgimi dhe nga viset tjera shqiptare, pushimet verore i kalojnë në bregdetin e bukur shqiptarë. Vera turistike në Shqipëri, për dallim nga vitet tjera, këtë vit është edhe më e organizuar dhe në rrethana më të volitshme për turistin dhe pushuesit. Hapja e segmentit rrugorë e rrugës që bashkon kombin shqiptarë, Autostrada Durrës-Morinë, përmes tunelit të mrekullueshëm të Kalimashit, i cili afron edhe më tepër Kosovën dhe viset tjera shqiptare me Adriatikun, duke joshur edhe plot turistë nga vendet e ndryshme të botës.
Të gjitha vendet bregdetare, duke filluar nga Saranda, Durrësi, Shëngjini, Velipoja, Vlora, Pogradeci, Dhërmi dhe shumë qytete e vende tjera bregdetare, janë të mbushura me turistë nga vendet e ndryshme të rajonit dhe Evropës, duke e shijuar njelmësinë e detit shqiptarë dhe rërën e mrekullueshme të këtij vendi. Shqipëria si një vend turistik , përveç bregdetit të Adriatikut dhe Detit Jon, turistët dhe pushuesit kanë mundësi ti vizitojnë edhe vendet tjera, me rëndësi kulturore dhe historike, ku vizitori mahnitet me traditat dhe kulturat e vjetra shqiptare. Atraksioni tjetër turistik është edhe Shkodra, ku aty gjendet kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore, e rrethuar me ujërat e tre lumenjve, Drinit, Bunës dhe Kirit. Më rëndësi historike është edhe Kalaja e Krujës, e cila u ndërtua gjatë shekullit 5-të, dhe 6-të, ku aty ndodhet muzeu etnografik i Gjergj Kastriotit-Skënderbe, që i dedikohet luftërave të tij 25-vjeçare, kundër pushtuesit osman.
Nuk duhet harruar edhe bregdetin shqiptarë të Ulqinit, në Mal të Errtë, ku klima e këtij vendi është shumë e shëndetshme, sidomos pranë pishave, të cilat krijojnë klimë shumë të përshtatshme për organizëm, sidomos në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e vona të mbrëmjes.
Shumica e mërgimtarëve kanë një mallëngjim të veçantë për vendlindjen dhe atdheun e tyre, dhe kjo nostalgji është ndjenjë e natyrshme e njeriut kur jeton larg vendlindjes, apo atdheut , që te disa njerëz është më e ndjeshme dhe më e fuqishme, nga se, kur kthehen përsëri në mërgim, nuk e kanë lehtë nga malli që i kaplon për të afërmit dhe vendin e vet.
Sot në Kosovë dhe në gjitha viset shqiptare merr frymë lirisht, dhe nuk e ke ndjenjën e frikës, sikur më parë, sepse mërgimtarët shqiptarë keqtrajtoheshin dhe fyheshin sa herë që ktheheshin nga mërgimi, disa edhe nuk mund të ktheheshin fare, sepse ishin të ndjekur nga pushtuesi shekullor serb.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave