Gjuha
Pushime të këndshme, të dashur nxënës të shkollës shqipe!
Nxënësit (e mësuesëve Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu) e shkollës shqipe të Birr-it, Brug-it, Neuenhof-it, Spreitenbach-it, Flums-it, Mels-it dhe të Sargans-it, të shoqëruar edhe nga disa prindër e përfunduan vitin shkollor 2016/ 17, me një shëtitje mirë të organizuar, në Sky–Line Park, në Allgaü, të Gjermanisë. E gjithë kjo ishte meritë e mësuesve të këtyre pikave shkollore si dhe prindërve Luljeta Adili (kryetare e Këshillit prindëror në Birr) dhe Shpend Limoni (përfaqësues i Këshillit në Neuenhof).
Të dielën më 2 Korrik 2017, nxënësit e shkollave shqipe të Birr-it, Brug-it, Neuenhof-it, Spreitenbach-it, Flums-it, Mels-it dhe të Sargans-it, përfunduan vitin shkollor 2016/ 17, me një shëtitje mirë të organizuar, në Sky–Line Park, në Allgaü, të Gjermanisë. Ata u nisën herët në mëngjes në ora 06.30 nga Birri, duke i tubuar me radhë nxënësit sipas shkollave, me qëllim që sa më shpejt të arrijnë në vendin e caktuar.
Rruga deri në Allgaü, dukej e shkurtër sepse gjatë udhëtimit ishte planifikuar edhe një garë në mes nxënësve për të zgjedhur supertalentin në mes tyre.
Vendin e parë e zuri Tana Limoni, të dytin Elisa Osmani, të tretin Lorik Ramadani dhe të katërtin Lina Limoni, të cilët nëpërmjet këngës apo vargjeve që recituan, u munduan që udhëtimin bashkëmoshatarëve të tyre t`ua bëjnë sa më të lehtë.
Edhe pse nxënësit ishin nga pika të ndryshme shkollore, apo thënë konkretisht edhe prej dy kantoneve (kantonit të Aargaut dhe të kantonit të St. Gallenit), nuk vërehej ndonjë një ndryshim në mes tyre. Shihej qartë një afërsi, të gjithë flisnin një gjuhë, këndonin shqip dhe natyrisht i gëzoheshin shëtitjes me të cilën përfundonin vitin shkollor dhe bëheshin gati për në vendlindje.
Ishte një kënaqësi të shohësh gjashtëdhjetë nxënës, të cilët edhe pse larg atdheut, gjatë tërë vitit u munduan ta mësojnë sa më mirë gjuhën shqipe. Angazhimi i tyre në mësim, në manifestimet shkollore dëshmon qartë se kjo shëtitje ishte më se e merituar.
Prandaj, Fjolla, Elisa, Liana, Leoniti, Alejna, Donika, Taulanti, Semi, Ardi, Sahra, Mirdijani, Alketa, Besari, Erina, Agroni, Arbnori, Erisa, Maltoni, Ermali, Enisi, Endriti, Loriku, Edioni, Laura, Luana, Leona, Ilirjani, Adni, Lina S., Sumeja B., Berini, Donisi, Blerta, Leonit B., Enisi, Ertoni, Lenardi, Azra, Zehra, Diona, Zejnullahu, Alejna, Elona, Vesa, Sureja, Anesa, Anisa, Erina A., Fitimi, Jasmina etj., kanë një kërkesë për të gjithë fëmijët shqiptarë, që edhe ata t`i ndjekin mësimet në shkollën shqipe sepse pa gjuhën shqipe nuk ka kuptim e ardhmja e fëmijëve shqiptarë.
Dhe në fund të vitit në mes atyre që i ndjekin mësimet e gjuhës shqipe dhe atyre të cilët rrinë duarkryq dhe larg shkronjave të alfabetit padyshim është një dallim shumë i madh.
Duke i kujtuar të gjithë ato orë mësimore, ku nxënësit me një përkushtim të veçantë janë angazhuar në mësimin gjuhës shqipe dhe ruajtjen e gjuhës së nënës, jemi të obliguar që në këtë fund viti t`iu dëshirojmë pushime të këndshme me qëllim që në vitin e ardhshëm shkollor, të kenë edhe më shumë bashkëmoshatarë, sepse gjuha shqipe mësohet në shkollë dhe jo jashtë saj.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik