Gjellëra

Pure (pire) e përzier

pure pire e perzierPërbërësit

•       6 patate,
•       1/2 kg spinaq,
•       4 karota të mëdha,
•       3 thelpinj hudhre,
•       120 gr gjalpë,
•       kripë,
•       piper.

Përgatitja:

Qërohen dhe zihen patatet në ujë të njelmët.
Veçantë zihen në ujë të njelmët karotat e pastruara.
Në enë me pak gjalpë të nxehtë hidhen thelpinjtë e hudhrës dhe, sa ta lëshojnë aromën, hidhet spinaqi i grirë, për t’u zier gjersa të avullojë lëngu, të cilin e lëshon spinaqi gjatë zierjes.
Patatet e ziera shtypen në pure të lëmuar.
Përzihen një lugë gjalpë dhe qumësht i vakët.
Gjithashtu edhe karotat e ziera shtypen në pure duke i shtuar gjalpë.
Kallëpi për kuglof lyhet me gjalpë dhe aty vendoset pureja e patateve.
Pasi të shtypet mirë, ena përmbyset në enë të nxehtë, ku do të shërbehet pureja.
Përreth vihet pureja e spinaqit, kurse mesi mbushet me pure karote ose perime të ziera të kaluara në gjalpë.
Zbukurohet me majdanoz ose kopër të freskët.

Ju bëftë mirë!