Lajme
Punёtorёt e huaj largohen nё masë të madhe nga Britania
Largimi i tyre nuk lidhej domosdoshmёrisht me humbjen e punёs
Pёr shkak tё Brexit dhe bllokimeve tё shumta tё pandemisё, qindra-mijёra tё mёrguar janё larguar nga Britania e Madhe(MB) nё vitin 2020, tregon platforma e të dhënave Europian Data Journalism Network.
“Më shumë se 700 mijё njerёz janë larguar vetёm nё Londёr. Njё nga migrimet mё tё mёdhaja qё nga Lufta e Dytё Botёrore”, tregon Qendra Ekonomike e Statistikave dhe Ekselencës (ESCoE).
Sidoqoftë, qendra kërkimore thotë se është “skeptike” ndaj këtyre vlerësimeve.
Sipas saj, Anketa Ndërkombëtare e Pasagjerëve, burimi kryesor i të dhënave që përdoren për të matur emigracionin dhe imigracionin, u pezullua gjatë pandemisë.
“Për shkak të pandemisë, të anketuarit në sondazh në vitin 2020 u kontaktuan me telefon diçka që ndikoi ndjeshëm në pjesëmarrjen e tyre”, thotë Europian Data Journalism Network.
Teksa pёr arsyet e emigrimit ESCoE tregon se për shumë migrantë, veçanërisht ata nga Evropa Lindore, Qendrore dhe Jug-Lindore dhe veçanërisht ata që kanë mbërritur kohët e fundit ose kanë familje në shtëpi, zgjedhja mё e mirё do të kishte qenë të ktheheshin në shtëpi te familja, me kosto më të ulët dhe më shumë gjasa më pak tё infektimit me virus.
Lidhur me profilet e migrantëve që kanë lënë territorin, Madeleine Sumption, drejtoresha e Observatorit të Migracionit, pohon se emigrantёt janё potencialisht tё rinj.
Sumption shtoi se largimi i tyre nuk lidhej domosdoshmёrisht me humbjen e punёs.
“Mund të largoheni nga vendi ndërsa jeni akoma në gjendje të mbani punën. Mbi të gjitha, asgjë nuk thotë se këta punëtorë të huaj nuk kanë ndërmend të kthehen”, tha ajo.
Duke marrё parasysh se sektori mё i goditur nga pandemia ka qenё ai hotelerisё, punёtorёt e tyre ishin tё parёt qё u dёbuan, sipas sindikatës së punëtorëve të hotelerisë Unite.
Mё shumё se 300 mijё vende pune u shkurtuan midis shkurtit dhe nёntorit tё vitit 2020, tregon sindikata Unite.
Në vitin 2019, 30% e punëtorëve të punësuar në këta sektorë ishin të huaj.
Megjithatё, Sumption mendon se Brexit nuk është shkaku i këtyre largimeve masive.
“Në realitet, është ekonomia dhe gjendja e tregut që i bëri njerëzit të bëjnë zgjedhje, e aq më pak situata politike. Pas referendumit, më pak njerëz mbërritën në MB”, tregon ajo.
Me Brexit, tё ardhurit kanë hasur vështirësi në marrjen e ndihmave sociale, sipas Sumption.
Nga ana tjetёr, sindikata Unite mendon se çështja duhet të shërbejë si një elektroshok.
“Në mënyrë që të mbajnë punonjësit e tyre, ndërmarrjeve do t’u duhet të rrisin pagat dhe të ofrojnë më shumë kontrata pune tё sigurta”, tregon Unite.
Sot paga mesatare në hotelieri është 8.50 paund ora, që është më pak se paga minimale, thotë Bryan Simpson, pёrfaqёsues i industrisё sё hotelerisё nё Skoci.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer