Lajme

Punonjësve të qytetit të Cyrihut u janë dhënë pagat e muajit shkurt dy herë, gabimisht

Qyteti i Cyrihut u ka dhënë 30 mijë punonjësve të tij dy herë pagat e muajit shkurt. Gabimi është bërë nga Banka Kantonale e Cyrihut, ZKB, transmeton albinfo.ch.

ZKB bëri një gabim teknik në përpunim, thuhet në deklaratën e përbashkët të qytetit dhe bankës të hënën, ndërsa u tha se gjithçka është bërë në mënyrë korrekte nga administrata.

30 mijë punonjësit e qytetit që morën dyfishin e pagave, nuk kanë asgjë për të festuar. Ata janë të detyruar të paguajnë pagën e dytë të paguar gabimisht. Mbipagesa arrin në 175 milionë CHF, ndërsa ZKB dhe qyteti aktualisht po punojnë për një zgjidhje për ta bërë shlyerjen sa më të drejtpërdrejtë, shkruan swissinfo.