Lajme

Punonjësit zviceranë me orar të reduktuar të punës do të marrin përfitime më gjatë

Punonjësit në Zvicër me orar të reduktuar të punës do të marrin përfitime papunësie për një periudhë më të gjatë, transmeton albinfo.ch.

Deri më tani, ata që ishin vënë në një orar të reduktuar të punës (RHT) nga kompanitë e tyre për shkak të problemeve ekonomike me të cilat përballeshin sektorët e tyre – si industria e energjisë – merrnin përfitime papunësie për 12 muaj.

Por Këshilli Federal vendosi të zgjasë këtë afat me gjashtë muaj, gjithsej në 18 muaj.

Vendimi ka hyrë në fuqi duke filluar nga 1 gushti, shkruan thelocal.