Shkurt.ch
Punëtori shqiptar bie në lumë me kamion dhe vdes
Punëtori 43 vjeçar, shqiptari nga Kosova, Ramadan K.ka humbur jetën deri sa ishte duke punuar me kamionin e tij vetëshkarkues
Të hënën, rreth orës 8.45, Ramadani po voziste me kamionin e tij vetëshkarkues përgjatë lumt Glatt. Nga shkaqe të panjohura ai rrëshqet nga rruga dhe bie me makinën e tij nga bregu i rrëpinjtë në lum. Presioni i rënies e hedh atë nga kabina e kamionit në ujë, ndërsa rrymna e fuqishme e lumit e bart atë me vete. Një kolegë i punës arriti ta nxirrte nga lumi por, përkundër rianimacionit që iu bë, çdo ndihmë për të ishte e vonuar. Ai vdiq në vendin e ngjarjes, shkruan 20 minuten.
Ramadan K. nga Bülachu ka lënë mbrapa vetes një vajzë dhe një djalë, 13 respektivisht 16 vjeçarë. Ai kishte ardhur në Zvicër para 21 vitesh dhe ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Shokët e tij të punës kanë vetëm fjalë të mira për të ndjerin. Të gjithë, 50 kolegët e punës të viktimës, të hënën, pas aksidentit të rëndë kanë lënë punën. “Jemi të tronditur dhe pyesim veten, si mundi të ndodhte kështu”, thonë ata. Ramadani nuk ka pasur probleme shëndetësore. I vetmi shpjegim për aksidentin është që makina e tij të ketë rrëshqitur për shkak të rrugës me lagështi, thonë ata.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?