Lajme
Punëtorët zviceranë thonë se orari fleksibël i punës do të çonte në më pak stres
Më shumë fleksibilitet në vendin e punës, çon në më pak stres, sipas një studimi të kryer nga instituti kërkimor Sotomo, në emër të Shoqatës Zvicerane të Punëdhënësve.
Punonjësit me orar fleksibël të punës përjetuan një përzierje të punës dhe kohës së lirë më shpesh sesa ata me orë fikse pune, diçka që vetëm një pjesë e vogël e tyre (26%) e perceptuan si stresuese, thotë studimi i publikuar të hënën.
Në total, 81% e të anketuarve deklaruan se më shumë fleksibilitet në orarin e punës, do të reduktonte nivelet e tyre të stresit, transmeton albinfo.ch.
Sipas studimit, 28% e punonjësve me kohë të pjesshme në Zvicër mund të imagjinojnë gjithashtu rritjen e ngarkesës së tyre të punës nëse do të kishin orar më fleksibël të punës, shkruan swissinfo.
Shoqata Zvicerane e Punëdhënësve e sheh këtë rezultat si konfirmim të thirrjes së saj për modele më fleksibël të kohës së punës, thuhet në një komunikatë të hënën. Këto modele, mund të japin një kontribut të rëndësishëm në luftimin e mungesës aktuale të fuqisë punëtore.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur