Shkurt.ch

Punëtorët zviceranë, më të kënaqurit në Evropë ?

Punonjësit zviceranë gëzojnë fleksibilitet dhe autonomi të konsiderueshme në krahasim me punëtorët evropianë

Shumica dërrmuese e zviceranëve që punojnë (91%) deklarohen të kënaqur ose shumë të kënaqur me kushtet e tyre të punës. Një studim nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO), i zhvilluar në bashkëpunim me Shkollën e Lartë në Zvicër, për herë të dytë ka krahasuar kushtet e punës në Zvicër me ato që ekzistojnë në vendet e Bashkimi Evropian dhe paraqet ndryshimet e vërejtura në mes të 2005-ës dhe 2010-ës.

Punonjësit zviceranë gëzojnë orë më fleksibile dhe autonomi më shumë në punën e tyre sesa të punësuarit në vendet e BE-së. Në Zvicër, niveli i ritmit të punës si dhe presioni i afateve, megjithatë, janë mbi mesataren dhe punonjësit janë më shpesh viktima të ngacmimit psikologjik, të njohur me fjalën “mobbing”. Ngarkesat në punë dhe problemet e shëndetit janë rritur që nga viti 2005. Ndërsa, proporcioni i grave menaxhere mbetet i ulët në Zvicër.

Në përgjithësi, Zvicra renditet lart në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian, ajo edhe mund të shërbejë si një model në disa fusha. Megjithatë, përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës janë ende të nevojshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur konsiderojmë zhvillimin e nivelit të ngarkesave në punë prej viti 2005 në vitin 2012.

Punonjësit në Zvicër gëzojnë një liri të madhe veprimi mbi oraret e tyre të punës. Asnjë vend në Bashkimin Evropian nuk ka kaq fleksibilitet sa në Zvicër. Punonjësit zviceranë gëzojnë fleksibilitet më të madh në punën e tyre dhe raportojnë se kanë më shumë mbështetje nga mjedisi i tyre profesional sesa shumica e punonjësve në BE. Ata janë më shpesh të përfshirë në vendime që ndikojnë punën e tyre dhe kanë më shumë autonomi në veprimtarinë e tyre. Punëdhënësit e tyre gjithashtu ofrojnë mundësi për të ndjekur trajnime të rregullta dhe të vazhdueshme.

Niveli i kënaqësisë në punë është më i lartë në Zvicër sesa në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Shkalla e kënaqshmërisë është ende më e lartë se në pesë vendet e BE-së (në nivel të lartë: Danimarka, Britania e Madhe dhe Holanda).

Punëtorë të shëndetshëm

Gati nëntë nga dhjetë punëtorë aktivë (87%) ndjehen të shëndetshëm në Zvicër. Mesatarja europiane është 78%. Megjithatë, pjesa relativisht e madhe e të anketuarve në Zvicër thonë se kanë vuajtur të paktën nga një problem shëndetësor në dymbëdhjetë muajt e fundit. Problemet e përmendura më së shpeshti janë dhimbje të muskujve në supe dhe qafë (55%), dhimbje në shpinë (49%), dhimbje koke dhe të syve (47%), dhimbje të muskujve në gjymtyrë të ulëta (31%), çrregullime të gjumit (27%) dhe barkut (18%).

Tepër punë dhe tepër presion

Shkalla e lartë e punës (84%), presioni i kohës (80%) dhe ndërprerjet në punë (47%) janë faktorët për të cilët krijohen tensionet në vend të punës. Këto ngarkesa nuk janë të theksuara si në çdo vend të BE-së. Punëtoret zviceranë aktivë raportojnë kërcënime, sjellje poshtëruese dhe mobbing-un, gjë që gjendet mesatarisht në Evropë. Sa i përket pasigurisë në punësim, ajo ka rënë në Zvicër ndërmjet viteve 2005 dhe 2010. Frika e humbjes së punës është shumë më e ulët në Zvicër sesa në vendet e BE-së. 

Nuk ka rritje të femrave në pozicione të larta

Gratë vazhdojnë të jenë dukshëm më pak në pozicione të larta në hierarkinë e punës në Zvicër sesa në vendet fqinje, ose në Evropë. Ndërsa, në vendet e BE-së përqindja e punonjësve vartës direkt me një grua është rritur mes 2005 dhe 2010 (nga 25 për qind në 29 për qind), ajo nuk lëviz në Zvicër, duke u përqendruar rreth shifrës 20 % dhe është një nga më të ulëtat në Evropë.

Përqindja e njerëzve që vuajnë nga diskriminimi për shkak të seksit (4%) ose moshës (6%) është më i lartë në Zvicër se mesatarja evropiane dhe vlerave të regjistruara në vendet fqinje.