Koronavirusi: çast pas çasti
Punëtorët shëndetësorë po vdesin nga COVID-19 në shkallë tronditëse
Organizata Amnesty International thotë se në gjithë botën, të paktën 7.000 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga koronavirusi.
Organizata thotë se ata që luftojnë me pandeminë në vijat e para të frontit, kanë nevojë për qasje të duhur në pajisjet mbrojtëse.
“Çdo punonjës shëndetësor ka të drejtën të jetë i sigurt në punë dhe është një skandal që kaq shumë po paguajnë këtë çmim”, tha Steve Cockburn, shef për drejtësisë ekonomike dhe sociale në grupin e të drejtave me bazë në Londër.
“Shumë muaj në pandemi, punëtorët shëndetësorë ende po vdesin me ritme të tmerrshme në vende të tilla, si Meksikë, Brazil dhe SHBA, ndërsa përhapja e shpejtë e infeksioneve në Afrikën e Jugut dhe Indi tregon nevojën që të gjitha shtetet të ndërmarrin veprime”, tha ai.
Të paktën 1.320 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga koronavirusi në Meksikë, më shumë se në çdo vend tjetër në botë.
Amnesty International gjithashtu regjistroi numër të lartë vdekjesh midis punonjësve shëndetësorë në vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara me 1.077 vdekje; Mbretëria e Bashkuar me 649; Brazili me 634; Rusia me 631; India me 573; Afrika e Jugut me 240; dhe Irani me 164.
Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India kanë regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve të përgjithshme dhe rasteve të të infektuarve me koronavirus.
“Më shumë se shtatë mijë njerëz të vdesin derisa përpiqen të shpëtojnë të tjerët, kjo është një krizë në një shkallë tronditëse”, tha Cockburn.
Organizata e të drejtave të njeriut tha se duhet të ketë bashkëpunim global për të siguruar që të gjithë punonjësit shëndetësorë, duke përfshirë pastruesit në objektet shëndetësore, të kenë pajisje të përshtatshme mbrojtëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025