Shqipëria
Punëtorët nga Shqipëria, Maqedonia e Serbia pa barriera, hyn në fuqi marrëveshja e “Open Ballkan”
Qytetarët e tre vendeve në rajon mund të lëvizin lirshëm në secilin prej tyre me qëndrim deri në dy vjet për arsye punësimi. Pas nënshkrimit pak kohë më parë, ka hyrë në fuqi Rregullorja për Lëvizjen e Lirë të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.
Sipas saj, qytetarët e këtyre tre vendeve nuk do të kenë më nevojë për leje pune, por do të duhet të marrin numrin e identifikimit “Ballkan i hapur” për portalet e shërbimeve elektronike, me të cilin aplikojnë më tej për akses falas në tregun e punës.
Kjo mundësi që shoqërohet me një kohë qëndrimi deri në dy vjet, ka ngjallur interesim, citohen të kenë thënë agjenci të ndryshme punësimi në rajon.
Besimi është që mundësia e ligjshme do të shkurtojë procedurat burokratike, humbjen e panevojshme të kohës dhe energjisë në procese të caktuara me efekt financiar dhe dekurajues që ndodhte në praktikat e së kaluarës.
Marrëveshja u nënshkrua më 3 nëntor 2022 nga 6 vende në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe parashikonte një kohë fillimi të zbatimit prej 18 muajsh.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra