Integrimi
Punëtorët në ndërtimtari, skllevër modernë
Sindikata UNIA denonson shfrytëzimin e punëtorëve të huaj në Zvicër me paga shumë të ulëta. Ndër ata ka edhe shumë kosovarë
Sot e përditshmja “Le Matin” i ka kushtuar dy faqe të tëra çështjes së pagesës tepër të ulët të punëtorëve të degës së ndërtimtarisë. Përmes dëshmisë së një punëtori kosovar (Blenid, 23-vjeçar), gazetari vë në pah kryesisht kushtet e papranueshme në të cilat këta punëtorë shfrytëzohen, si dhe masat e ndërmarra nga sindikatat për të luftuar këtë realitet të hidhur.
Punëtorët rropatën gjatë punës së tyre në ndërtimtari, ndërsa ky sektor është në një pozitë financiare të shkëlqyeshme në Zvicër. Sindikata UNIA thotë se është e gatshme të hyjë në grevë për të ndryshuar gjendjen nëse nuk ndërmerret asgjë.
Punëtorë të paguar me më pak se 4 franga në orë. Një dukuri mjaft tronditëse, thekson gazetari. Si mund të bëjmë një jetesë normale në Zvicër me një pagë kaq të ulët? Ky rast është shpallur nga seksioni i sindikatës UNIA të Vaud-it gjatë një hulumtimi të kryer në një lokal të Volvo-së në Aclens në fund të këtij shtatori. Edhe pse ky rast duket mjaft ekstrem, larg asaj, ky i fundit nuk është në asnjë mënyrë i izoluar.
Sërish, javën e kaluar, seksioni i Gjenevës, i po kësaj sindikate, ndërhyri në një tjetër vend, ku punëtorët fitonin jo më shumë se 12 franga në orë.
Nëse ndërtimi është një degë që njeh një zhvillim financiar të shkëlqyeshëm në Zvicër, kjo e fundit nuk bën të përfitojë të gjitha shtresat e saj. Më keq, një klimë mafioze evidentohet dhjetë vjetët e fundit në sektorin e ndërtimtarisë, vështron gazetari.
Përfaqësuesit e punëtorëve të kësaj dege tregohen të alarmuar. Ata kanë njoftuar se nëse asgjë nuk ndryshon këtë të shtunë, janë të përgatitur për grevë.
Nënkontraktuesit janë në shënjestër
Kushtet e dobëta të punës janë në fakt helmi i degës së ndërtimtarisë, sidomos në disa sektorë të posaçëm të saj. “Ndërmarrjet në përgjithësi kanë braktisur këta sektorë shumë pak fitimprurës”, tregon Pietro Carobbio i UNIA Vaud.
Shpeshherë të inkurajuar nga ndërmarrësit në fjalë, disa punëtorë vendosin të krijojnë kompani të jashtme (nënkontraktuese). Në këto kompani nënkontraktuese puna paguhet tmerrësisht pak, me që këta të fundit dëshirojnë të zbresin çmimet në maksimum për të fituar mandatin. “Pothuajse gjatë çdo kontrollimi ne gjejmë ¨raste të shkeljes së ligjit”, pohojnë sindikatat. Rreth 50% të fuqisë punëtore nuk është e shpallur pranë sigurimeve shoqërore. “Vetëm në Vaud, në sektorin e ndërtimtarisë janë të punësuar prej 400 deri në 600 punëtorë”.
“Shkelja e dinjitetit”
Për këta punëtorë jeta bëhet e pamundur sikurse e edhe për Blendin*, një kosovar i ri, i cili paguhet shumë pak dhe ndan një studio me katër kolegë të tjerë. “Bëhet fjalë për skllavëri moderne”, thotë një tjetër punëtor. Ndonjëherë ndodh edhe të mos na paguajnë në fund të muajit. Dhe punëtorët, shpesh pa dokumente, kanë frikë të flasin. Mbaj mend një herë shefi vetë ka denoncuar stafin e tij për t’i hequr qafe pa qenë i detyruar t’i paguajë”.
Nga ana e tyre, punëdhënësit janë të vetëdijshëm për problemet dhe thonë se janë indinjuar nga rasti i fundit i Aclens-it. “Ky fakt me të vërtetë është i papranueshëm dhe përben një shkelje të dinjitetit”, thotë Martin A. SENN, zëvendësdrejtor i Shoqatës Zvicerane të Sipërmarrësve (SSE). Organizata e punëdhënësve vështron se kontrolli është i pamjaftueshëm dhe joefikas.
Sa i përket sindikatës UNIA, ajo shpreson se në degën e ndërtimtarisë do të hyjë në fuqi koncepti për “përgjegjësi të përbashkëta”. Ky koncept do të mundësonte vënien në akuzë të një kompanie nënkontraktuese, e cila punëson pa respektuar ligjin ose marrëveshjen kolektive për punësim (CCT).
Pronarët nuk duan kurrsesi të trajtojnë këtë çështje: “Ne jemi kundër, për shkak se një kontraktues duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë që ai e bën vetë”, thotë Martin A. SENN. Kështu që lufta për mbrojtjen e këtij koncepti veç se ka filluar. UNIA është duke u përgatitur për një ditë kombëtare protestash më 25 nëntor.
Një kornizë etike në Lozanë
Përtej një hyrje në Marrëveshjen kolektive të punës ose të ligjit, “përgjegjësia e përbashkët” mund të kërkohet nga mandatdhënësit, sidomos kur këta të fundit janë përfaqësues të kolektivitetit. Qytetet e Lozanës dhe të Gjenevës janë duke punuar në këtë drejtim. Të enjten e kaluar një ndërtim me 120 shtëpi ka filluar në kryeqytetin olimpik, dhe me këtë rast ndërmarrja përgjegjëse ka nënshkruar një kod etik, i cili cek përdorimin e nënkontraktuesve, të cilët respektojnë kushtet ligjore për punësim. Gjeneva, gjithashtu do të vërë në fuqi konceptin e “përgjegjësisë të përbashkët” në degën e ndërtimtarisë në kuadër të ndërtimit të lidhjes hekurudhore (Cornavin – EAUX-Vives – Annemasse).
“Jemi pesë veta në një studio”
Punëtorë në të zezën, kosovari 23 vjeç, punëtor në ndërtimtari, flet për përvojën e tij të hidhur.
Blendi tregon se familja e tij i ka humbur të gjitha gjatë luftës në Kosovë. Ai ka braktisur vendin kur ishte vetëm 16-vjeçare për të punuar në Zvicër. “Isha shumë larg të imagjinoj se do të përtoj gjëra kaq të vështira”, thotë djaloshi i ri. Punëtor në ndërtimtari, Blendi fiton 17 franga në orë, kurse marrëveshja kolektive për punësim detyron një pagë prej 25 franga në orë. Blendi shpjegon se punon vetëm kur nënkontraktuesit kanë nevojë dhe se “i dërgon 200 deri 400 franga në muaj familjes së tij në Kosovë”, ndërsa fiton gjithsej, kur punët i shkojnë mirë, prej 1000 deri në 1200 franga në muaj. Blendi jeton në një studio të nënhuazuar në Lozanë bashkë me katër kolegë, ku secili paguan 500 franga për strehim. Me paratë që atij i mbetën Blendi nuk arrin të bëjë asgjë dhe kur nuk e thërrasin për punë, ai rri në banesë pa lëvizur. Blendi shpreson se një ditë do t’i rregullohen dokumentet: “Ajo që më shqetëson është frika që një ditë të më kthejnë në Kosovë, sidomos kur dihet që kthimi për në Zvicër kushton 4000 euro”. Për Blendin, pavarësisht nga kushtet e vështira, ardhmëria është në Zvicër.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih