Lajme
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar, në grevë
Ndërsa kostoja e jetesës bëhet e papërballueshme, punëtorët në gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë grevën, duke kërkuar paga më të larta për të luftuar inflacionin në rritje.
Sipas sindikatës Unite, rreth 1,600 shoferë autobusësh në Londër lanë punën gjatë fundjavës, midis 27 dhe 28 gushtit, pas grevës së parë të autobusëve në kryeqytet në fundjavën e kaluar.
Shoferët e autobusëve në Londër thonë se u larguan sepse punëdhënësit e tyre nuk kanë arritur të bëjnë një ofertë të arsyeshme pagash. Kompania po ofron një rritje page prej 3.2% në vitin 202,2 dhe 4.2% vitin e ardhshëm, por norma e vërtetë e inflacionit (RPI) aktualisht qëndron në 11.8%.
“Nuk ka të bëjë fare me një strategji kombëtare apo diçka të tillë, është diçka që ka ndodhur këtu në nivel lokal dhe reflekton atë që po ndodh gjetkë, sepse njerëzit në gjithë vendin mendoj se po ndihen njësoj”, tha oficeri rajonal Miles Hubbard për Unite.
“Kjo është arsyeja pse duket se është e koordinuar sepse njerëzit kudo ndihen në të njëjtën mënyrë dhe po arrijnë në të njëjtin përfundim. Mjaft më, nuk do ta durojmë më këtë”, ka shtuar ai.
Asnjë nga sindikatat që mbështetën grevat gjatë muajit gusht nuk kanë planifikuar greva për shtator, megjithatë, sekretari i përgjithshëm i RMT, Mick Lynch, thotë se greva të tjera janë “shumë të mundshme”. /TheGuardian
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën