Bota
Punësim në vend të asistencës sociale
Prej një viti rumunët e bullgarët mund të punojnë në Gjermani pa limite kohore. Një studim hedh poshtë tani frikën në lidhje me dëmtimin e sistemeve sociale nga emigracioni masiv.
„Që prej hyrjes së lëvizjes së lirë të punonjësve normat e punësimit të bullgarëve dhe rumunëve janë rritur me 14 pikë përqindjeje. Më shumë njerëz janë punësuar, se sa kanë emigruar. Një gjë e tillë në këtë masë nuk ka qenë ndonjëherë në historinë e ekonomisë gjermane. Në këtë aspekt lëvizja e lirë e punonjësve nga pikëpamja e tregut të punës, por edhe e shtetit social, ka qenë një sukses i madh, sepse ai që punon paguan edhe taksa”, tha për DW njëri nga autorët, Herbert Brücker.
Ana negative është se në të njëjtën kohë është rritur përqindja e njerëzve që marrin Hartz IV (sh. red. asistenca për të papunët në Gjermani) dhe përfitime të ngjashme sociale, prej 10 në 14 për qind. Proporcioni është në fakt më i ulët se në mesataren e popullsisë së huaj, por natyrisht do të dëshironim të ishte më i ulët.
Rumunët janë ndoshta grupi i të huajve që është integruar më së miri në Gjermani, shumë më mirë se të gjithë të tjerët nga shtetet e reja anëtare të BE-së, madje shumë më mirë se spanjollët dhe italianët, ngjashëm me amerikanët, francezët dhe britanikët. Rumunët kanë një kuotë më të ulët papunësie se gjermanët. Ne nuk vëmë re në fakt asnjë problem tek ata. Te bullgarët normat e papunësisë thuhet të jenë deri dy herë më të larta se të rumunëve.
Kuota e përfitimit të ndihmave sociale është thuajse tri herë më e lartë se te rumunët. Ne këtë e lidhim me faktin se nga Bullgaria kanë ardhur në Gjermani grupe të tjera shoqërore nga ç’kanë ardhur nga Rumania.
Ndërsa thotë të jetë e ulët përqindja në mesin e përfituesve gjermanë të ndihmave sociale.
„Me këto shifra të ulëta nuk mund të flitet për një shpërdorim të madh të asistencës sociale. Ajo që ndoshta shumica e njerëzve nuk e dinë, është se bullgarët dhe rumunët marrin më pak ndihmë nga shteti për fëmijët sesa mesatarja e popullsisë në Gjermani”, thekson Herbert Brücker, i cili hulumton në fushën e migracionit ndërkombëtar dhe integrimit evropian në Institutin për hulumtimet mbi Tregun e Punës dhe Profesionet në Nyremberg.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?