Jeta në Zvicër
Punëdhënësit janë të gatshëm të punësojnë refugjatët dhe të pranuarit përkohësisht
Ata nuk kanë informata mbi kushtet e punësimit, ndërsa kanë frikë nga përpjekjet shtesë dhe janë të shqetësuar për kualifikimet e këtyre punëkërkuesve
Shumë punëdhënës në Zvicër, në esencë do të ishin të përgatitur për të punësuar refugjatë dhe persona të pranuar përkohësisht. Megjithatë, ata nuk kanë informata mbi kushtet e punësimit, ndërsa kanë frikë nga përpjekjet shtesë dhe janë të shqetësuar për kualifikimet e këtyre punëkërkuesve. Ky është konkluzioni i Eduard Gnesa, (nga SEM) i cili me autorizim të Sekretariatit Shtetëror për Migrim, ka realizuar më shumë se 50 intervista me përfaqësues të biznesit. Tani këto pengesa duhet të reduktohen gradualisht.
Ish i dërguari i posaçëm për Migracionin, Eduard Gnesa që nga dhjetori i vitit 2017 me autorizim të SEM-it ka realizuar 55 intervista me punëdhënësit, partnerët socialë, fushat e industrisë, qeverisë dhe autoriteteve kantonale, si dhe me ekspertë të integrimit.
Si komisioner për refugjatë dhe ekonomi, ai kishte detyrën e tubimit të shqetësimeve të agjentëve ekonomikë dhe të identifikojë pengesat e mundshme për punësimin e refugjatëve të njohur dhe personave të pranuar përkohësisht, transmeton Albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, ai është dashur të rrisë vetëdijen e përfaqësuesve të korporatave për të shfrytëzuar më shumë këtë potencial të brendshëm të të punësuarve në të ardhmen. Këto diskutime kanë treguar se shumica e punëdhënësve janë mjaft të gatshëm për të trajnuar, për të punësuar dhe për të ofruar vende pune të përshtatshme dhe për të marrë vendime për refugjatët dhe personat e pranuar përkohësisht.
Megjithatë, u dëshmua se ende ka disa pengesa. Punëdhënësit nuk kanë informata mbi kushtet e punësimit, kanë frikë nga ngarkesat e larta administrative dhe financiare në punësim dhe kujdesin për këta njerëz, si dhe kanë shqetësime në lidhje me kualifikimet e tyre profesionale. Bazuar në këto njohuri, Eduard Gnesa në raportin e tij formuloi gjashtë rekomandime:
– Ndërtimi i një platforme informatash
– Organizimi i tryezës së rrumbullakët për punëdhënësit dhe vazhdimi i dialogut midis Konfederatës, kantoneve dhe përfaqësuesve të ekonomisë
– Sqarimi i hershëm i potencialit të refugjatëve dhe të pranuarit përkohësisht
– Shoqërimi i refugjatëve dhe të pranuarit përkohësisht nga trajnerët e punës
– Zhvillimi i udhëzimeve për kushtet e punësimit
– Hetimi i stimujve financiarë për shkak të rritjes së shpenzimeve të kujdesit.
SEM beson se duke intensifikuar bashkëpunimin e tij me aktorët e biznesit, potenciali ekzistues i të pranuarve përkohësisht dhe refugjatëve në Zvicër, mund të përdoret më intensivisht.
Rekomandimet për një vlerësim të hershëm dhe gjithëpërfshirës të mundshëm dhe monitorimin nga ana e trajnerëve të punës për refugjatët dhe të pranuarve përkohësisht, janë pjesë e agjendës së integrimit të Zvicrës, për të cilën kanë vendosur Konfederata dhe kantonet së bashku, në prill të vitit 2018.
Këto masa do të zbatohen në të gjithë Zvicrën nga viti 2019. SEM po punon aktualisht me partnerët për të përgatitur informata për punëdhënësit në lidhje me kushtet e punësimit. Përveç kësaj, SEM synon të intensifikojë rrjetëzimin dhe bashkëpunimin me sektorin ekonomik.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë SBB planifikon të përdorë 1600 trena specialë për ngjarje të mëdha në vitin 2025. Vitin e...
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?