Zhvillim
Punë e frytshme e DEZA-s dhe SECO-s në Ballkan dhe në Evropën Lindore
Prezantimi i punës së kryer nga DEZA dhe SECO gjatë vitit 2014 dhe shpalosja e programit për vitin 2015 kanë qenë në fokus të takimit të mbajtur në Bernë
Drejtoria Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim (Deza) ka prezantuar më 21 janar në Bernë raportimin vjetor të punës për vitin 2014 dhe planin për vitin 2015.
Zëvendësdrejtoresha e Deza-s Elisabeth von Cappeller, e cila është edhe drejtuese e sektorit për bashkëpunimin me vendet e lindjes, ka bërë një prezantim në pika të përgjithshme të punës që Deza ka realizuar gjatë vitit të kaluar. Ajo ka folur edhe për gjendjen në jetësimin e “Mesazhit 2013-2016” (Botschaft 2013-2016) që është korniza brenda të cilës zhvillohet aktiviteti i Deza-s dhe Seco-s gjatë periudhës së përmendur. Aspekte të ”Mesazhit” ka shpalosur edhe Ivo Germann udhëheqës i sektorit operacional Lindje/Jug të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në kuadër të Seco-s.
Ndër pikat e “Mesazhit” janë forcimi i të drejtave të njeriut dhe i demokracisë përmes ngritjes së institucioneve të shtetit të të drejtës, nxitja e zhvillimit ekonomik e shoqëror si dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore, në vendet e ish kampit socialist.
Ky program shtrihet në Ballkani perëndimor dhe në vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
Në të gjitha këto vende, Zvicra përmes Deza-s dhe Seco-s mbështet qeveritë, sektorin privat dhe shoqërinë civile për të tejkaluar problemet e tranzicionit.
Arsimi dual zviceran dhe problemet e përshtatjes së tij në kushtet ballkanike
Në prezantimin për Ballkanin Perëndimor, kanë ligjëruar Alexander Widmer (Deza), për mbështetjen zvicerane në ngritjen e arsimit profesional (sistemi dual, lidhja e praktikës me teorinë) në vendet e këtij regjioni dhe Tim Kaeser nga Seco për sigurimin nga rreziku i katastrofave.
Ndihma në krijimin e një baze të arsimimit profesional në vendet e Ballkanit perëndimor, sipas modelit të dëshmuar zviceran, sipas Widmer përballet me sfida të ndryshme. Mungesa e një tradite në këtë drejtim, problemet e tranzicionit dhe sidomos mospërputhja në mes të kuadrit që përgatit shkolla dhe nevojave reale të ekonomisë, janë sfidat kryesore. Po ashtu edhe problemet si nepotizmi, korrupsioni etj. pengojnë zënien rrënjë të arsimit profesional në vendet e përmendura. Paradoksalisht, edhe në kushtet e papunësisë së madhe në regjion, kompanitë kanë probleme me gjetjen e kuadrove profesionalë për vendet specifike të punës, si pasojë e mungesës së shkollimit dhe aftësimit të tyre.
Në Shqipëri, ka thënë Widmer, angazhimi i Deza-s në arsimimin dual ka filluar prej 20 vitesh dhe ka dhënë rezultate inkurajuese, ndërsa në Kosovë, Serbi dhe në Bosnjë ky angazhim përmes projektesh të ndryshme është më i vonshëm.
Sigurimi nga katastrofat natyrore
Sigurimi nga rreziku i katastrofave natyrore është një praktikë e re dhe jo shume e njohur në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, Zvicra njihet si një vend me një kulturë të zhvilluar sigurimesh dhe me traditë në këtë fushë.
Një projekt i mbështetur nga Seco për ngritjen dhe zhvillimin e praktikës së sigurimit për raste të katastrofave e ka prezantuar Tim Kaeser, nga Seco. Kaeser ka folur gjerësisht mbi projektin e kësaj fushe që në Ballkan me mbështetjen e Seco-s (dhe donatorëve tjerë nga bota) është duke u zhvilluar nga kompania për sigurime “EropaRe”.
Ballkani perëndimor është një regjion me rrezikshmëri të konsiderueshme sa u përket katastrofave natyrore, ka thënë ai duke e ilustruar këtë edhe me faktin se në Ballkan ka një shkallë të lartë të rrezikut nga tërmetet etj. Por, si shembull më aktual të rrezikut nga katastrofat natyrore atje ai ka përmendur vërshimet shkatërruese që kanë ndodhur vitin e kaluar në Bosnjë dhe në Serbi.
Kjo shkallë rrezikshmërie është në shpërputhje me praktikën e pazhvilluar në regjion të sigurimit të pasurisë. Prandaj “EuropaRe” në kuadrin e projektit ka bërë popullarizimin e modeleve më bashkëkohore dhe inovative të sigurimit nga rreziqet e katastrofave, ka thënë Kaeser duke bërë prezantimin e punës në disa vende të Ballkanit.
Solidar Suisse, aktiv në Kosovë
Cyrill Rogger është përgjegjës i projekteve të Solidar Suisse në Kosovë. Ai thotë se me këtë organizatë është i pranishëm në Kosovë që nga viti 2004. Ajo ka një zyrë në Pejë dhe një në Prishtinë, ku punojnë pesë veta, staf lokal.
Angazhimi i Solidar Suise në Kosovë aktualisht është i përqendruar në disa drejtime gjegjësisht projekte, thotë Rogger për albinfo.ch; puna në përshtatjen e arsimit profesional me nevojat e ekonomisë, gjegjësisht përgatitja e të rinjve për tregun e punës, përmirësimi i gjendjes në sistemin shëndetësor dhe mbështetja e organizimit të qumështarëve në Kosovë, janë angazhimet aktuale atje.
Në këtë të fundit ai thotë janë arritur disa rezultate konkrete. Si fryt i koordinimit të punës që Solidar Suisse e ka bërë në mes të organizatave të prodhuesve të qumështit në Kosovë është arritur sipas Rogger, subvencionimi i kësaj veprimtarie. “Qeveria e Kosovës ka dhënë subvencione prej një milion e gjysmë euro për prodhuesit e qumështit. Po ashtu është avancuar edhe kontrollimi i kualitetit të qumështit dhe është arritur një transparencë më e madhe e raporteve në mes të prodhuesve dhe blerësve, ka thënë veç tjerash Cyrill Rogger.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind